Home / Lajme / Maqedoni / Ia kthejnë shpinë Gruevskit

Ia kthejnë shpinë Gruevskit

19 qershor-
“Me krizën socio-politike të tanishme, e cila është në thelb një erozion skandaloz i institucioneve dhe mungesa e plotë e parimit të përgjegjësisë, Maqedonia është shkëputur nga kjo perspektivë. Partia jonë ka një përgjegjësi të veçantë, si një faktor i kësaj situate, dhe si një faktor për të dal nga ajo”, thuhet në letrën e hapur.

Në një letër të hapur e nënshkruar nga 9-të ish-deputetët e VMRO-DPMNE-së, bëhet thirrje për kthimin e shtetit në rrugën në të cilën ai u nis para një çerek shekulli, shtet i pavarur, shtet stabil dhe shtet demokratik i qytetarëve të barabartë, i integruar në BE dhe NATO, transmeton TetovaSot.

“Me krizën socio-politike të tanishme, e cila është në thelb një erozion skandaloz i institucioneve dhe mungesa e plotë e parimit të përgjegjësisë, Maqedonia është shkëputur nga kjo perspektivë. Partia jonë ka një përgjegjësi të veçantë, si një faktor i kësaj situate, dhe si një faktor për të dal nga ajo”, thuhet në letrën e hapur.

Përkundër këtij reagimi, megjithatë, kryetari i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski në një intervistë me të përditshmen prestigjioze austriake “Die Presse”, hedh poshtë çdo përgjegjësi. Ai thotë se nuk ka korrupsion në qeveri dhe e as probleme me lirinë e medias.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *