Home / Lajme / Rajon / Ibrahim Basha, përveç homazheve do të ketë nderime edhe në xhami

Ibrahim Basha, përveç homazheve do të ketë nderime edhe në xhami

26 qershor-Ceremonia që nis në orën 14:00 do të paraprihet me një tjetër ceremoni fetare në xhaminë e Et’hem Beut, pasi 31 vjeçari ka qenë një besimtar i devotshëm i besimit mysliman, edhe mesazhi i tij i fundit në Facebook ka qenë pikërisht në ditën e nisjes së Ramazanit ku i uronte gjithë besimtarëve një agjërim të mbarë.

Ibrahim Basha, efektivi i RENEA-s i vrare dje në Lazarat do të përcillet sot me nderimet më të larta shtetërore.

Ndërsa pritet që të shpallet dëshmor i kombit, qeveria ka organizuar homazhe në Pallatin e Brigadave ku pritet të marrin pjesë krerët më të lartë të vendit.

Ceremonia që nis në orën 14:00 do të paraprihet me një tjetër ceremoni fetare në xhaminë e Et’hem Beut, pasi 31 vjeçari ka qenë një besimtar i devotshëm i besimit mysliman, edhe mesazhi i tij i fundit në Facebook ka qenë pikërisht në ditën e nisjes së Ramazanit ku i uronte gjithë besimtarëve një agjërim të mbarë.

Pas cermeonisë në xhami, trupi i efektivit të RENEA-s do të vendoset në ambjentet e Pallatit të Brigadave ku edhe do të kryhen homazhet.

Më pas rreth orës 16:00 do të zhvillohet edhe ceremonia e lamtumirës dhe Ibrahim Basha do të prehet në varrezat e dëshmorëve. /Telegrafi

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *