Home / Lajme / Maqedoni / Ivanov: Maqedonisë i është bërë padrejtësi për anëtarësim në BE dhe në NATO

Ivanov: Maqedonisë i është bërë padrejtësi për anëtarësim në BE dhe në NATO

21 qershor-“Maqedonia po vuan nga mos vendosmëria e Këshillit Evropian dhe mungesa e politikave të cilat japin rezultate”, theksoi presidenti Ivanov dhe për këtë arsye, tha, të gjithë janë të vetëdijshëm se duhet diçka të ndryshojë dhe Maqedonia

Maqedonisë i është bërë padrejtësi lidhur me fillimin e negociatave për anëtarësim në BE dhe në NATO, është përshtypja e përgjithshme nga panel-diskutimi dhe numri i madh i takimeve bilaterale që i pati presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov gjatë forumit treditor të sigurisë GLOBSEK 2015, që u mbajt në Bratisllavë, Republika e Sllovakisë.
“Maqedonia po vuan nga mos vendosmëria e Këshillit Evropian dhe mungesa e politikave të cilat japin rezultate”, theksoi presidenti Ivanov dhe për këtë arsye, tha, të gjithë janë të vetëdijshëm se duhet diçka të ndryshojë dhe Maqedonia të marrë datën për fillim të negociatave për anëtarësim në BE.
Presidenti Ivanov potencoi se në të gjitha takimet e realizuara i ka njoftuar bashkëbiseduesit me gjendjet reale aktuale në Maqedoni dhe të gjithë kanë shfaqur interes për arsyet e ngjarjeve.
Duke cekur se jemi Armata më e kontrolluar në NATO dhe më gjerë, me 16 plane aksioni për anëtarësim, me 24 rotacione në Irak, 19 në Afganistan, lajmëroi raportuesi i MIA-s nga Bratisllava, Ivanov theksoi se treguam që ushtarët tanë janë në rang të njëjtë, diku-diku edhe më të përgatitur nga vetë vendet-anëtare të Aleancës. Kjo, nënvizoi, tek ne krijon obligime të mëdha, kurse kurrfarë privilegje.
Sa i përket politikave të BE-së, sipas presidentit Ivanov, politika e vetme e suksesshme është zgjerimi dhe nëse ajo përjeton mossukses, nënvizoi, vihet në pyetje ardhmëria e vetë BE-së.
Presidenti Ivanov sot pati takim edhe me senatorin amerikan, Xhon Mekkejn, ku i riafirmuan interesi i përbashkët për përforcimin e mëtutjeshëm të partneritetit strategjik ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe të SHBA-së. Integrimi në BE dhe në NATO, theksoi Ivanov, mbetet prioritet strategjik për Maqedoninë dhe nëa të drejtim u falënderua për mbështetjen amerikane për aspiratat e vendit për anëtarësim në NATO, duke shprehur njëkohësisht edhe pritje për përforcimin e saj të mëtutjeshëm.
Senatori Mekejn, lajmëroi raportuesi i MIA-s, e ka shprehur mbështetjen për Republikën e Maqedonisë për integrimet e saja euroatlantik dhe ka përsëritur se e mbështet qëndrimin e qytetarëve të vendosin për emrin e shtetit të tyre.
Gjendja e brendshme politike në Maqedoni në drejtim të zgjidhjes së krizës he aktivitetet e ardhshme të cilat OSBE ka ndër mend t’i zbatojë përmes misionit në Shkup, ishin pjesë e bisedave të cilat paraprakisht i patën presidenti Ivanov dhe sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zanier.
Presidenti Ivanov theksoi se mungesa e besimit ndërmjet shërbimeve të zbulimit dhe policore në rajon dhe këmbimi i pamjaftueshëm i të dhënave zbuluese për kërcënimet, janë elementet themelore për destabilitetin e sigurisë në rajon.
Zanier shprehi mbështetje për nismën e presidentit Ivanov për formimin e qendrës rajonale koftra terroriste për kërcënime nga ekstremizmi dhe radikalizmi i dhunshëm dhe kërcënimi nga luftëtarët e huaj terrorist dhe programet për de radikalizim dhe koftra radikalizim. Ai shfaqi gatishmëri për mbështetje edhe për aktivitetet me programe për trajnim dhe edukim në përforcimin e kapaciteteve të organeve për dëbim në Maqedoni ndaj luftës kundër formave të krimit të organizuar transnacional me theks në shkatërrimin e migrimit ilegal dhe rrjetet e organizuara kriminale./MIA/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *