Home / Lajme / Rajon / Kadaj-Bujupi: Me Gjykatën Speciale, Kosova nuk ka sovranitet

Kadaj-Bujupi: Me Gjykatën Speciale, Kosova nuk ka sovranitet

23 qershor-Ndryshe, deputetja nga radhët e AAK-së, theksoi se përgjigjja e tyre për këtë projektligj do të jetë edhe në ditët e ardhshme që këto veprime bizare nga ana e Qeverisë dhe nga ana e mazhorancës të ndalohen.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, sot e ka shqyer projektligjin për Gjykatën Speciale. Në një prononcim për Telegrafin ajo tha se të gjithë ata që kanë lexuar këtë projektligj, do të binden që bëhet fjalë për një sistem paralel.

Sipas saj askush, asnjë subjekt opozitar në këtë vend nuk është refuzues i drejtësisë.

“Ajo çka ne kërkojmë është Sundimi i Ligjit dhe pikërisht vënia e drejtësisë në vend. Kjo drejtësi nuk mund të ndodhë në këtë kohë, kur në kundërshtim me parimet themelore dhe Kushtetutës së vendit tonë, institucionet e këtij vendi, qeveria dhe mazhoranca në Kuvend vendosin që për shkak të numrave dhe arrogancës së numrave të cilët i kanë, vendosin të heqin sovranitetin e vendit tonë”, ka thënë Kadaj-Bujupi.

Gjithashtu ajo thekson se duke filluar nga presidentja, qeveria dhe deputetët veç e veç, asnjëri nuk e ka të drejtën e ngritjes së dorës pro heqjes së sovranitetit.

“Ky sovranitet nuk ka ardhur si rezultat i punës së një individi por ka ardhur si rezultat i gjeneratave të tëra, qoftë duke rezistuar, qoftë duke luftuar apo pas luftës në ndërtimin e shtetit. Në një shtet sovran, me një sovranitet edhe kështu të brishtë, me këtë projektligj që ka ardhur dhe me ndryshimet kushtetuese, do të pakësoj dhe do të cenoj rënd sovranitetin e vendit tonë’, ka thënë tutje ajo.

Po ashtu Kadaj-Bujupi tha se të gjithë ata që e kanë lexuar këtë projektligj, do të binden që bëhet fjalë për një sistem paralel, për një Gjykatë Kushtetuese vetëm për specialen, për një Gjykatë Supreme vetëm për specialen, për të gjitha nivelet tjera të gjykatave dhe të Prokurorit vetëm për specialen, madje edhe arkivat dhe Ombudspersoni.

Tribunali i ri ndërkombëtar sipas saj po bëhet vetëm për shqiptarët dhe kjo është e padrejtë e paprecedent.

“Ky është një sistem paralel, një Tribunal i ri ndërkombëtar i cili po bëhet vetëm për shqiptarët dhe më këtë Tribunal ato 20 mijë gra të dhunuara nuk do ta kenë të drejtën që të denoncojnë dhunuesit e tyre, në këtë tribunal ndërkombëtar masakrat e fëmijëve prej 3 vjeçar e deri tek pleqtë 90 vjeçar nuk do të mund të denoncohen sepse ky tribunal parasheh dënimin për aktakuzat në baza etnike”, shtoi ajo.

Ndryshe, deputetja nga radhët e AAK-së, theksoi se përgjigjja e tyre për këtë projektligj do të jetë edhe në ditët e ardhshme që këto veprime bizare nga ana e Qeverisë dhe nga ana e mazhorancës të ndalohen.

“Ne thërrasim edhe qytetarët e vendit tonë, i thërrasim të gjithë së bashku që t’i tejkalojmë dallimet eventuale politike dhe të kuptojmë që nuk bëhet fjalë për refuzim të drejtësisë, por bëhet fjalë pikërisht që drejtësia të vihet në vend, ne ua kemi borxh viktimave të masakruara që të kërkojmë drejtësi për të gjithë e jo drejtësi në baza etnike. Në Kosovë kanë ndodhë mbi 250 masakra!”, përfundoi deputetja, Donika Kadaj Bujupi. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *