Home / Lajme / Maqedoni / Kambovski takon anëtarët e ri të ASHAM-it

Kambovski takon anëtarët e ri të ASHAM-it

22 qershor-Kryetari i akademisë Vllado Kambovski, tha se anëtarët e rinj të akademisë janë zgjedhur për t’i bërë ballë sfidave të epokës bashkëkohore dhe se ata janë pasurim i akademisë.

Anëtarët e rinj të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM), u pritën sot nga kreu i saj për tu njohur me angazhimet e tyre akademike. Njëri nga pesë anëtarët e zgjedhur njëkohësisht edhe i vetmi shqiptar, Izet Zeqiri theksoi se do t’i përkushtohet punës në akademi dhe se për akademinë duhet të punojë e gjithë shoqëria.

“Zgjedhja ime në akademinë e shkencave paraqet verifikim të punës sime shkencore dhe akademike nëpër universitete mbi 15 vjet. Do të angazhohem ne shkencat sociale, por edhe në veprimtarinë hulumtuese shkencore, po ashtu edhe në gjitha çështjet dhe projektet e akademisë që kanë të bëjnë me interesin e qytetarëve të Maqedonisë. Mendoj se vetë fakti që, dita-ditës hapet edhe për shqiptarët, ajo do të jetë edhe një garanci se akademia duhet të punojë në interesin e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”, deklaroi Izet Zeqir, Akademik.

Kryetari i akademisë Vllado Kambovski, tha se anëtarët e rinj të akademisë janë zgjedhur për t’i bërë ballë sfidave të epokës bashkëkohore dhe se ata janë pasurim i akademisë.

“Është një lloj njohje punës së tyre të deritanishme dhe njëkohësisht forcim i karakterit të tyre akademik, me të cilin akademia do të mund të ballafaqohet me sfidat bashkëkohore, respektivisht detyrat të cilat nëpër të gjitha institucionet tona i sjell kjo kohë, problemet shoqërore, të zhvillimit ekonomik dhe kulturor, integrimet Evropiane, probleme të cilat këto zgjidhjet e të cilave e meriton shoqëria jonë”, tha Vllado Kambovski, Kryetar i ASHAM-së.
Bashkë me Izet Zeqirin, anëtarë tjerë të akademisë u zgjodhën edhe Marjan Markoviq, Dragi Gjorgjiev, Aleksander Dimovski dhe Sashko Kedev, të gjithë këta nga fusha të ndryshme shkencore.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *