Home / Lajme / Maqedoni / KE: Obligimet që i kanë ndërmarrë partitë, të zbatohen në vullnet të mirë

KE: Obligimet që i kanë ndërmarrë partitë, të zbatohen në vullnet të mirë

3 qershor-
Në fund të kumtesës së Brukselit zyrtar, theksohet në deklaratën që eurokomisari për zgjerim e dha pas takimit në të cilën porositi se është arritur marrëveshje me qëllim të përfitimit të Maqedonisë dhe të ardhmërisë së saj euroatlantike.

Komisioni Evropian mbrëmë doli me kumtesë me rastin e vizitës së komisarit për negociata për zgjerim Johanes Han në Maqedoni dhe ndërmjetësimin e tij midis partive politike në vend me qëllim të marrëveshjes për qetësimin e situatës politike. Siç lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, në kumtesën e Komisionit Evropian theksohet se dje në Shkup, Han u takua me kryeministrin Nikolla Gruevski, liderin e LSDM-së Zoran Zaev, me liderin e BDI-së Ali Ahmeti dhe me liderin e PDSH-së Menduh Thaçi dhe me qëllim që t’i vazhdojë bisedimet për të gjetur zgjidhje për krizën aktuale politike.

“Bisedimet ishin konstruktive, të ndërtuara në bazë të bisedimeve që janë mbajtur në Strasburg në Parlamentin Evropian (së bashku me tre eurodeputetë) para dy javësh. Të gjitha partitë u obliguan t’i parashtrojnë fillimisht interesat e qytetarëve dhe të të gjitha bashkësive në vend. Ata e konfirmuan përkushtimin e tyre të procesit euro-atlantik dhe të parimeve demokratike, përforcimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe përmirësimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore”, thotë qeveria joformale e Bashkimit Evropian në kumtesë.

Sipas KE-së, numri i madh i masave konkrete janë diskutuar dhe dakorduar midis Han dhe liderëve politik të Maqedonisë dhe në lidhje me zgjidhjen e sfidave kritike me të cilat po përballet vendi.

“Numri i madh i pikave do të duhet të përpunohen në mënyrë shtesë dhe të dakordohen gjatë ditëve të ardhshme dhe në këtë kuptim, komisari kërkoi që së shpejti t’i përfundojnë bisedimet me liderët. Nga rëndësia esenciale është që obligimet që janë ndërmarrë nga ana e partive, në të ardhmen të zbatohen në vullnet të mirë”, theksoi Komisioni Evropian.

Në fund të kumtesës së Brukselit zyrtar, theksohet në deklaratën që eurokomisari për zgjerim e dha pas takimit në të cilën porositi se është arritur marrëveshje me qëllim të përfitimit të Maqedonisë dhe të ardhmërisë së saj euroatlantike.

“Ne duhet të punojmë edhe në vendin tonë në frymën e bashkëpunimit, në kompromisin e nevojshëm politik, me qëllim që të fitohet balanci i nevojshëm midis forcave të ndryshme dhe midis grupeve të ndryshme në shoqëri dhe kjo është arsyeja pse ne jemi dakorduar që të parashihet një lloj i periudhës së tranzicionit. U dakordua se deri në fund të muajit prill të vitit të ardhshëm duhet të ketë zgjedhje të parakohshme, por me rëndësi është që vendi të përgatitet. Bëhet fjalë për Kod Zgjedhor solid, kontroll të Listës zgjedhore, respektim të të drejtave të bashkësive. Do të jetë edhe më e rëndësishme të pranohen të gjitha rekomandimet që janë dhënë nga ana e Komisionit Evropian, kur bëhet fjalë për pavarësi të gjyqësisë. Ne u dakorudam të zbatohet metodologjia që thjesht të shfrytëzohet kur negociohet për kapitujt 23 dhe 24, punohet për qeverisjen e të drejtës, pavarësinë e gjyqësisë, lirinë e mediave”, kështu u tha në porosinë e komisarit Han, që e dërgoi pas takimit të djeshëm me liderët politik të Maqedonisë në Shkup

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *