Home / Lajme / Maqedoni / Kocijançiq: Deklarata e Hanit është sqaruar

Kocijançiq: Deklarata e Hanit është sqaruar

8 qershor-Për sa u përket çështjeve, ne e bëmë të qartë, vet komisioneri Han bëri të qartë javën e kaluar se disa nga çështje që janë diskutuar janë akorduar, por disa nga çështjet pritet të diskutohen edhe më tej dhe ne presim që kjo të ndodh të mërkurën”, tha Maja Kocijaniçiq, Zëdhënëse e Komisionit Evropian

Zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiq theksoi se qëndrimi i BE-së rreth zgjedhjeve të fundit në vend është shumë i qartë. Në këtë kuadër ajo tha se BE-ja qëndron në deklaratën e ditës së premte të Komisionerit Han. Kocijancic theksoi se në Bruksel po bëhen përgatitjen për takimin e të mërkurës me liderët politik dhe komisionarin Han. Është shumë e rëndësishme pjesëmarrja e të gjithë aktorëve si dhe zgjidhja përfundimtare e krizës, theksoi Kocijançiq.

“Këtë të mërkurë, më 10 qershor Komisioneri Han do ti takojë liderët politik nga IRJM-ja këtu në Bruksel për të vijuar bisedimet për gjetjen e një zgjidhjeje rreth krizës politike në vend. Ju e keni parë deklaratën e tij (Han) të ditës së premte. Deklarata thekson shumë qartë pozicionin tonë për sa u përket zgjedhjeve të kaluara të mbajtura në vend dhe raportit të OSBE-së. Ne po përgatitemi për takimin e të mërkurës, ne mendojme se zgjidhja e krizës politike në vend është shumë e rëndësishme dhe natyrisht BE-ja është duke luajtur rol të rëndësishëm për zgjidhjen e saj..Ne presim që liderët politik në vend të marrin pjesë në këtë takim dhe është shumë e rëndësishme që të gjithë të marrin pjesë. Për sa u përket çështjeve, ne e bëmë të qartë, vet komisioneri Han bëri të qartë javën e kaluar se disa nga çështje që janë diskutuar janë akorduar, por disa nga çështjet pritet të diskutohen edhe më tej dhe ne presim që kjo të ndodh të mërkurën”, tha Maja Kocijaniçiq, Zëdhënëse e Komisionit Evropian

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *