Home / Lajme / Maqedoni / Komuna e Tetovës 125 mijë euro për varrezat sllavo ortodokse

Komuna e Tetovës 125 mijë euro për varrezat sllavo ortodokse

23 qershor-komuna e Tetovës po përkujdesjet për varrezat e ortodoksëve, derisa siç shkruhet varrezat myslimane po mbahen nga vetë qytetarët dhe se çdo nismë është private ose e Myftinisë së Tetovës.

Komuna e Tetovës ka ndarë 125 mijë euro për varrezat sllavo ortodokse të qytetit, derisa disa javë më parë për Lagjen e Trimave të Kumanovës ndau rreth 10 mijë euro.

Disa portale lokale kanë kritikuar këtë vendim të komunës, e cila tashmë ka hapur tenderin për projektin. Sipas portalit Tetova Sot, komuna e Tetovës po përkujdesjet për varrezat e ortodoksëve, derisa siç shkruhet varrezat myslimane po mbahen nga vetë qytetarët dhe se çdo nismë është private ose e Myftinisë së Tetovës.

Po ashtu dyshohet se kjo marrëveshje për shpalljen e tenderit është një marrëveshje parazgjedhore mes kryetares së komunës Teuta Arifit, BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së.

Ndërkohë, vlen të theksohet se komuna e Tetovës në seancën e 24-të të Këshillit Komunal të Tetovës, ndau 10.000 euro apo (600.000 denarë) për qytetarët e Lagjes së Trimave të Kumanovës.

Mjetet e ndara, siç thuhet në kumtesë, nga buxheti komunal do t’ju dedikohen familjeve në nevojë të qytetarëve kumanovarë që pësuan nga aksioni policor,me çka sado pak do të kontribohet në riparimin e shtëpive apo akomodimin e familjeve që kanë aq shumë nevojë që institucionet shtetërore të jenë pranë tyre.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *