Home / Lajme / Maqedoni / Komuna e Zhelinës ndan ndihma për nevojtarët

Komuna e Zhelinës ndan ndihma për nevojtarët

15 qershor-Ndihma do të ndahet edhe gjatë festës së kurban Bajramit dhe vitit të ri, ndërsa vlera e përgjithshme është 3 milion e 800 mijë denarë, theksoi më tej kryetari Izairi. Me këtë rast, kompanitë marrin pjesë me rreth 600 mijë denarë, ndërsa pjesa tjetër është e komunës.

Për herë të katërt komuna e Zhelinës ndanka ndarë ndihmë për familjet sociale në fshatrat e kësaj komune. Gjatë vitit të kaluar janë ndarë tre hera ndihma, kurse këtë vit për herë të parë, ndërsa vonesat kanë qenë për shkak të procedurave. Kryetari i komunës së Zhelinës Fatmir Izairi, theksoi se këtë vit ka edhe kompani private të cilët ndihmojnë këtë aksion të komunës. Bëhet fjalë për 133 familje apo 330 persona. Ai më tej tha se në çdo vendbanim ka nga një anëtarë dhe kryekëput janë përzgjedhur familjen me nevoja të posaçme, dhe ata që nuk kanë të ardhme në asnjë mënyrë, njofton Tv Koha.

Ndihma do të ndahet edhe gjatë festës së kurban Bajramit dhe vitit të ri, ndërsa vlera e përgjithshme është 3 milion e 800 mijë denarë, theksoi më tej kryetari Izairi. Me këtë rast, kompanitë marrin pjesë me rreth 600 mijë denarë, ndërsa pjesa tjetër është e komunës.

Në ndërkohë, në këtë aksion të komunës së Zhelinës kanë marrë pjesë edhe kompanitë private të cilët shprehen se do të ndihmojnë aq sa kanë mundësi familjet që janë në nevojë, raporton Tv Koha.

Ndryshe, familjet skamnore do të ndihmohen kryesisht me gjëra ushqimore për të cilët më shumë kanë nevojë dhe ndihet mungesa.Kjo ndihmë është e mirëseradhur pikërisht në prag të fillimit të muajit të Ramazanit.Tv Koha.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *