Home / Lajme / Maqedoni / Konkluzat nga konferenca e sotme për media nga LR-PDSH dhe RDK

Konkluzat nga konferenca e sotme për media nga LR-PDSH dhe RDK

11 qershor-. Me këtë hap, RDK dhe LR-PDSH vendosën, që nëse marrin legjitimitetin nga populli shqiptar në zgjedhje të drejta dhe demokratike, nuk do të bëhen pjesë e asnjë qeverie në qoftë se në Programin e saj qeverisës nuk nis me ndryshimet kushtetuese që shqiptarët dhe maqedonasit t’i bëjë të barabartë në aspekt kombëtar.

Shqiptarët në këta momente të vështira kërkojnë bashkimin në një zë të vetëm të forcave që do të sjellin ndryshimin e madh. Në rrugëtim dhe koncept, platformw dhe ide, sot aleancës-kundër-shqiptare i përgjigjemi me Aleancën-për-shqiptarët.

Në emër të shqiptarëve sot, bazuar në parimin e veprimit politik për shqiptarët që do lindin nesër, shpallim këtë bashkëpunim.
1. RDK dhe LR-PDSH në zgjedhjet e ardhwshme parlamentare në Maqedoni do të garojnë të bashkuara me lista të përbashkëta.
2. LR-PDSH dhe RDK do të bashkohen rreth një Platforme të përbashkët, nga e cila do të dalin kërkesat e përbashkëta si zgjidhje e çështjes shqiptare në Maqedoni.
3. Me këtë hap, RDK dhe LR-PDSH vendosën, që nëse marrin legjitimitetin nga populli shqiptar në zgjedhje të drejta dhe demokratike, nuk do të bëhen pjesë e asnjë qeverie në qoftë se në Programin e saj qeverisës nuk nis me ndryshimet kushtetuese që shqiptarët dhe maqedonasit t’i bëjë të barabartë në aspekt kombëtar.

LR-PDSH dhe RDK ftojnë gjithë shqiptarët, subjektet politike, sektorin civil që t’i bashkëngjiten kësaj bërthame politike shqiptare, që lindi si rezultat i nevojës për ndryshimin e madh.

Dështimi i bisedimeve maratonë në Bruksel në mes katër partive parlamentare në vend akoma më shumë forcon bindjen se Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi kanë çelësin e zgjidhjes së kësaj krize politike. Çelësi është, dalja e këtyre dy “liderëve” që tashmë kanë humbur legjitimitetin për të përfaqësuar shqiptarët, nga qeveria e Gruevskit. Kjo me automatizëm do të krijonte qeveri ekspertësh, ndërsa Z. Gruevski me automatizëm nuk do të ishte më Kryeministër, por vetëm qytetar i thjeshtë dhe kryetar i një partie politike.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *