Home / Lajme / Botë / Kosova pranon humbjen: Veliaj të mbajë premtimet

Kosova pranon humbjen: Veliaj të mbajë premtimet

23 qershor-Unë zgjodha kontaktin me qytetarin dhe jo fushatën e luksit në ekran, i bindur se kjo ishte zgjedhja më e mirë për ju,” tha ai.“Fitues i kësaj gare rezulton Erion Veliaj, të cilin dua ta uroj dhe shpresoj që të mbajë premtimet dhe nuk do zhgënjejë qytetarët e Tiranës.

Halim Kosova, kandidat i PD për Bashkinë e Tiranës, u shfaq i emocionuar në selinë e PD, ku pranoi humbjen.

Ai tha se zgjodhi takimet me qytetarët në fushatë, në vend të fushatës luksoze në ekran.

“Jam këtu për të shprehur falenderimet e mia të përzemërta për qytetarët e Tiranës, pa asnjë dallim, sidomos për ata që votuan platformën time.

Bashkëbisedimi me ju do mbetet një nga përvojat më të çmuara të jetës sime.

Unë zgjodha kontaktin me qytetarin dhe jo fushatën e luksit në ekran, i bindur se kjo ishte zgjedhja më e mirë për ju,” tha ai.

“Fitues i kësaj gare rezulton Erion Veliaj, të cilin dua ta uroj dhe shpresoj që të mbajë premtimet dhe nuk do zhgënjejë qytetarët e Tiranës.

Angazhimi im për qytetarët e Tiranës do të vazhdojë pa u lëkundur,” theksoi Kosova në deklaratën e shkurtër.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *