Home / Lajme / Maqedoni / Kramariq: Ballkani ka çështje evropiane dhe për këtë shkak nevojiten përgjigje evropiane

Kramariq: Ballkani ka çështje evropiane dhe për këtë shkak nevojiten përgjigje evropiane

29 qershor-Në fjalimin e vet, ambasadori Kramariq theksoi se “25 Qershori është Ditë e amshueshme dhe ditë me rëndësi për Kroacinë dhe është shkëlqyeshëm kur shënohet jashtë vendit, ndërsa në Manastir kjo realizohet në mënyrën më të bukur të mundshme”.

Ky Ballkan kodrinor është sfidë e madhe, ai është çështje evropaine, të cilit i nevojitet përgjigje evropiane, theksoi ambasadori Zllatko Kramariq në shënimin e mbrëmshëm të Ditës shtetërore të Republikës së Kroacisë në Manastir.

Në takimin me gazetarë në Manastir, ambasadori Kramariq foli edhe për krizën aktuale në Maqedoni dhe me optimizëm deklaroi se elita politike do të merr konkluzione për prosperitet të vendit.

“Krizat edhe nuk janë aq punë e keqe pasi ofrojnë dy mundësi – të vazhdoni më mirë ose më keq. Krizat na motivojnë të mendojmë, t’i analizojmë vlerësimet ose hapat eventuale të këqija dhe të vazhdohet në mënyrë më të mirë. Ky Ballkan kodrinor është sfidë e madhe, ai është çështje evropiane të cilit i nevojitet përgjigje evropiane. Mendoj se faktorët relevantë politikë do të dalin me konkludimin që do të sigurojnë jetë më të mirë dhe me prosperitet për qytetarët në Republikën e Maqedonisë. Jam i bindur se kjo elitë politike është e vetëdijshme për situatën, unë si ambasador kontribuova me këshilla për tejkalimin e gjendjeve. Unë i dëshiroj të gjitha të mirat Maqedonisë. Marrëdhëniet miqësore Kroaci-Maqedoni kultivohen tani 150 vjet, mes nesh ka një kimi të mirë dhe do të vazhdojmë çdo herë të bashkëpunojmë”, tha Kramariq.

Në fjalimin e vet, ambasadori Kramariq theksoi se “25 Qershori është Ditë e amshueshme dhe ditë me rëndësi për Kroacinë dhe është shkëlqyeshëm kur shënohet jashtë vendit, ndërsa në Manastir kjo realizohet në mënyrën më të bukur të mundshme”.

“Qytetarët e Manastirit shumë mirë e dinë se sa janë të fuqishme lidhjet mes Maqedonisë dhe Kroacisë dhe për këtë shkak këtu mbahet manifestimi që është në funksion të njohjes së kësaj dite të rëndësishme për historinë e Kroacisë”, theksoi Kramariq.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *