Home / Lajme / Maqedoni / Kriza në Maqedoni temë kryesore në samitin e BE-së

Kriza në Maqedoni temë kryesore në samitin e BE-së

22 qershor-Në paralajmërimin për diskutim për Maqedoninë, potencohet edhe se Johanes Han, komisar për politikë fqinjësore evropiane dhe negociata për zgjerim e ka vizituar Shkupin më 2 qershor dhe është takuar me udhëheqësit e partive kryesore politike në drejtim të gjetjes së zgjidhjes për krizën politike rrjedhëse në vend.

Situata në Republikën e Maqedonisë dhe gjithçka që ndodh në vend do të jetë temë kryesore e diskutimit të Këshillit të sotëm për punë të jashtme (FAK) të Bashkimit Evropian që do të mbahet në Luksemburg, lajmëron korrenspondenti i MIA-s nga Brukseli.

Sipas programit që e shpalli presidenca letoneze me Këshillin e BE-së, ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare të Unionit, si pikë qendrore të mbledhjes e kanë situatën politike në Republikën e Maqedonisë.

Sipas agjendës, shefat e diplomacive të vendeve të BE-së, për vendin tonë do të bisedojnë me përfaqësuesen e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federika Mogerini, ndërsa pas mbledhjes së pasdites me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki-mun. Konkluzionet që do t’i sjellë Këshilli i BE-së, këtë të enjte dhe të premte do të miratohen nga ana e shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve të BE-së në Samitin e Këshillit Evropian, lajmëroi korrenspondenti i MIA-s nga Brukseli.

“Në prill të këtij viti, Këshilli shprehu “shqetësim serioz në lidhje me përkeqësimin e situatës në vend, veçanërisht në fushën e qeverisjes të të drejtës, të drejtat themelore dhe lirinë e mediave”. Ai u bëri thirrje të gjitha palëve të ndërmarrin përgjegjësi dhe të ndërmarrin masa urgjente të drejtuara kah sigurimi i zgjidhjes së përmbajtur dhe në mënyrë konstruktive të përfshihen ta rifillojnë dialogun politik dhe ta kthejnë besimin në institucione”, citohet në paralajmërimin për debat për Maqedoninë që sot do ta kenë ministrat e punëve të jashtme të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian.

Në paralajmërimin për diskutim për Maqedoninë, potencohet edhe se Johanes Han, komisar për politikë fqinjësore evropiane dhe negociata për zgjerim e ka vizituar Shkupin më 2 qershor dhe është takuar me udhëheqësit e partive kryesore politike në drejtim të gjetjes së zgjidhjes për krizën politike rrjedhëse në vend.

“Marrëveshja ishte arritur për një numër të madh të çështjeve, duke e përfshirë edhe përkushtimin ndaj reformave. Bisedat vazhduan në Bruksel më 10-të qershor, por ende nuk është arritur marrëveshje përfundimtare. BE-ja vazhdon t’u bëjë thirrje të gjitha palëve në interes të vendit të tij dhe qytetarëve të tij, të gjindet kompromis politik i përhershëm pa pezullime dhe të dilet me propozime konkrete për këtë qëllim, në bazë të marrëveshjes së 2 qershorit. Komisioni mbetet i gatshëm t’i lehtësojë diskutimet”, potencojnë nga Këshillit i BE-së.

Konkluzionet e sotme të shefave të diplomative të vendeve anëtare të Unionit, do t’i sjellin më së shumti në bazë të prioriteteve për reforma urgjente që të premten i porositi Komisioni Evropian, ndërsa në raport të çështjeve relevante nga qeverisja e së drejtës, duke potencuar shumë prioritete që sipas KE-së “Republika e Maqedonisë duhet t’i plotësojë në fushën e sundimit të të drejtës dhe të drejtave themelore, depolitizimin e administratës publike, lirinë e shprehjes dhe reformat zgjedhore”.

Varësisht nga rrjedha e negociatave të fundit të liderëve politik në Maqedoni për tejkalimin e krizës politike, si dhe të konkluziomeve që i miratoi sot Këshilli i Unionit, ndërsa të cilat të enjten dhe të premten do t’i konfirmojnë shefat e shteteve dhe qeverive të vendeve të BE-së në Samitin e Këshillit Evropian në Bruksel, ka besueshmëri të madhe për Maqedoninë, pas gjashtë viteve të njëpasjëshme, në tetor, në raportin më të ri të Komisionit Evropian, ta humb rekomandimin për hapje të negociatave për anëtarësim në BE

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *