Home / Lajme / Rajon / Kroacia në krizë, BE-së i kanoset Greqi e re

Kroacia në krizë, BE-së i kanoset Greqi e re

22 qershor-
Kroacia mes tjerash ka shkallë më të ulët të asolventëve në fakultete në Evropë, ndërsa njëkohësisht ka tatime të mëdha dhe shpenzime për jetë. Ekonomia e vendit veçmë gjashtë vjet gjendet në

Vendi më i ri anëtar i BE-së, Kroacia, përveç Greqisë është arsyeja më e madhe për shqetësim të Unionit, shkruan gazeta vjeneze “Kronen cajtung”.

Gazeta thekson se miliona austriakë çdo vitë pushimin e kalojnë në brengdetin e Kroacisë, si dhe se Austria është investuesi më i madh i huaj në këtë shtet ballkanik.

“Kronen cajtung”, shkruan se shkalla e papunësisë në Kroaci arrin 20 për qind dhe se është kryer pensionim masiv i parakohshëm pa zvogëlim të pensioneve, me qëllim që të ndërpritet rritja e papunësisë.

Gazeta nënvizon se borxhi i Kroacisë arrin 90 për qind nga BPV-ja dhe se në këtë shtet, burokracia dhe jurisprudenca janë jeta e kompanive, ndërsa shpesh herë ferr për investitorët.

Kroacia mes tjerash ka shkallë më të ulët të asolventëve në fakultete në Evropë, ndërsa njëkohësisht ka tatime të mëdha dhe shpenzime për jetë. Ekonomia e vendit veçmë gjashtë vjet gjendet në recesion.

Brenga e Komisionit Evropian është e arsyetuar, shkruan gazeta, duke shtuar se reformat e domosdoshme nuk mund të priten nga pushteti aktual, sepse më së voni në janar mbahen zgjedhje parlamentare.

“Jam optimist dhe nuk besoj që Kroacia do të përjetojë skenar grek”, deklaroi presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviq gjatë vizitës në Vjenë.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *