Home / Lajme / Rajon / Krujë: Ekzekutohen tre pjesëtarë të një familjeje

Krujë: Ekzekutohen tre pjesëtarë të një familjeje

06 Qershor – Sipas policisë ka humbur jetën Fran Ceku 70 vjeç, Arben Ceku 46 vjeç, babë e bir, si dhe nipi i tyre Enea Rama 18 vjeç.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e vona në fshatin Thumanë të Krujës, ku ndaj katër anëtarëve të një familje iu është bërë atentat me armë zjarri nga disa persona, me ç’rast kanë mbetur të vrarë tre persona dhe një është plagosur.

Anëtarëve të familjes u është bërë atentat pranë banesës së tyre, ndërsa kanë humbur jetën babë e bir, nipi i tyre, ndërsa është plagosur edhe një grua.

Sipas policisë ka humbur jetën Fran Ceku 70 vjeç, Arben Ceku 46 vjeç, babë e bir, si dhe nipi i tyre Enea Rama 18 vjeç. E plagosur ka mbetur Luçie Ceku 65 vjeç, bashkëshortja e Franit.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri banal, ndërsa sipas policisë janë identifikuar autorët e vrasjes të cilët janë nga Thumana, por nuk bëhet i ditur identiteti i tyre.

Dyshohet se atentati është bërë nga më shumë se dy persona pasi janë përdorur armë kallashnikov dhe pistoletë. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat speciale të cilat po kontrollojnë zonën për kapjen e autorëve.

Forcat e policisë kanë shoqëruar disa persona, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./BW/

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *