Home / Lajme / Rajon / Kryeministri Isa Mustafa takohet sot me kancelaren Angela Merkel

Kryeministri Isa Mustafa takohet sot me kancelaren Angela Merkel

30 qershor-Në takimin ndërmjet kryeministrit Isa Mustafa dhe kancelares Angela Merkel do të bisedohet për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve, për proceset në Kosovë, për marrëdhëniet e Kosovës me Bashkimin Evropian, si dhe për procesin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, takohet sot në Berlin me kancelaren federale të Gjermanisë, Angela Merkel.

Kryeministri Mustafa, gjatë vizitës zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë, do të pritet me nderime ushtarake nga kancelarja Merkel, në Zyrën e kancelares federale.

Në takimin ndërmjet kryeministrit Isa Mustafa dhe kancelares Angela Merkel do të bisedohet për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve, për proceset në Kosovë, për marrëdhëniet e Kosovës me Bashkimin Evropian, si dhe për procesin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Gjatë vizitës zyrtare në Gjermani, Mustafa, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë Hashim Thaçi, ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të tjerë të lartë gjermanë. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *