Home / Lajme / Maqedoni / Kryetari i PDSH-së realizoi takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë

Kryetari i PDSH-së realizoi takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë

24 qershor-
Kryetari Thaçi njoftoi Ministrin Kotzias me ofertën e PDSH-së për tejkalimin e kësaj krize politike të brendshme, si dhe nevojën për zgjidhjen sa më të shpejtë të kontestit me Greqinë, gjë që do të mundësonte integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi, sot në Ambasadën e Greqisë në Shkup realizoi takim me delegacionin e lartë të MPJ të Republikës së Greqisë kryesuar nga
z. Nikolaos KOTZIAS, Ministër i Punëve të Jashtme të Greqisë, i shoqëruar nga z.Dimitrios PARASKEVOPOULOS, Ambasador, Sekretar i Përgjithshëm në MPJ, z.Petros MAVROIDIS, Drejtor për çështje Politike në MPJ, znj.Tasia ATHANASIOU, Drejtore në kabinetin diplomatik të Ministrit, z.Konstantinos Koutras, zëdhënës në MPJ, si dhe z.Georgios MITRAKOS, Këshilltar.

Në këtë takim u diskutua për situatën aktuale politike në vend, si dhe për proceset e daljes nga kriza aktuale politike. Gjithashtu temë e diskutimit ishte de-bllokimi i proceseve integruese të vendit si dhe përmirësimi i marrëdhënieve ndër-fqinjësore mes dy vendeve.

Kryetari Thaçi njoftoi Ministrin Kotzias me ofertën e PDSH-së për tejkalimin e kësaj krize politike të brendshme, si dhe nevojën për zgjidhjen sa më të shpejtë të kontestit me Greqinë, gjë që do të mundësonte integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE.

Bashkëbiseduesit u dakorduan se stabiliteti rajonal arrihet nëpërmjet marrëdhënieve të shëndosha ndër-fqinjësore, e në këtë kontekst zgjidhja e çështjes së emrit nëpërmjet një kompromisi ka rëndësi të madhe për fqinjësinë e mire, sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Tejkalimi i këtij dallimi hap rrugën e integrimeve dhe siguron një perspektiv më të mirë për vendin dhe rajonin.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *