Home / Lajme / Maqedoni / Kumanovë, i aksidentuari i katërt është gjallë

Kumanovë, i aksidentuari i katërt është gjallë

10 qershor-
Kjo është konfirmuar nga familjarët e të riut Ziadin Isufi, 17 vjeç nga Kumanova, për të cilin disa portale theksua se ka ndërruar jetë në aksidentin e sotëm ku tre bashkëmoshatarët e tij humbën jetën, kur makina e tyre e tipit BMW ka rënë nga një urë poshtë në autostradën Kumanovë – Tabanoc.

Lajmi për vdekjen e të aksidentuarit të katërt nga aksidenti në Kumanovë është dezinformatë.

Kjo është konfirmuar nga familjarët e të riut Ziadin Isufi, 17 vjeç nga Kumanova, për të cilin disa portale theksua se ka ndërruar jetë në aksidentin e sotëm ku tre bashkëmoshatarët e tij humbën jetën, kur makina e tyre e tipit BMW ka rënë nga një urë poshtë në autostradën Kumanovë – Tabanoc.

“Nuk është e vërtetë se ka vdekur Zejadin Isufi, ai është në spital në Shkup dhe për momentin është në operacion sepse i ka të thyera këmbët”, kanë informuar familjarët e tij.

Aksidenti ndodhi kur makina e tyre e tipit “BMW” që po lëvizte mbi urën në lagjen Bedinje ka humbur drejtimin dhe ka rënë poshtë në autostradën Kumanovë – Tabanoc.

Ky aksident ka tmerruar banorët e rajonit të Kumanovës dhe më gjërë dhe konsiderohet si një tragjedi e rëndë, një muaj pas ngjarjeve të dhunshme të 9 majit në Kumanovë.
Isuf Asani, Valon Maksuti dhe Egzon Shabani janë tre të rinjtë që humbën jetën në aksidenti fatal në Kumanovë. (FOTO)

Tre të rinjtë të moshave 17 dhe 18 vjeç ishin nxënës të viti të tretë në gjimnazin “Sami Frashëri” në Kumanovë, informon INA.

Valon Maksuti dhe Egzon Shabani janë nga Kumanova, ndërsa Isuf Asani nga fshati Vaksincë. Udhëtari i katërt në makinën e tipit “BMW” që ka shpëtuar me plagë të rënda është bashkëmoshatar nga fshati Hotël i komunës së Likovës.

Aksidenti ndodhi kur makina e tyre që po lëvizte mbi urën në lagjen Bedinje ka humbur drejtimin dhe ka rënë poshtë në autostradë

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *