Home / Lajme / Maqedoni / Kurtishi: Themelohet lëvizje, jo parti

Kurtishi: Themelohet lëvizje, jo parti

23 qershor-I pyetur për këtë nismë, Kurtishi ka mohuar kategorikisht se bëhet fjalë për parti politike, por se bëhet fjalë për një iniciativë për themelimin e një lëvizje e cila ka ngërthyer në vete shumë shoqata tjera

Njëri nga iniciatorët e themelimit të Lëvizjes “Uniteti”, Valon Kurtishi, ka mohuar se janë duke themeluar parti politike. I pyetur për këtë nismë, Kurtishi ka mohuar kategorikisht se bëhet fjalë për parti politike, por se bëhet fjalë për një iniciativë për themelimin e një lëvizje e cila ka ngërthyer në vete shumë shoqata tjera. “Jo, janë të pavërteta dhe të pasakta pohimet se jemi duke formuar parti politike. Bëhet fjalë për bashkim vullnetar të shoqatave të pavarura, intelektualë dhe njerëz të vullnetit të mirë dhe nuk është parti politike. Do të reagojë ndaj veprimeve të pozitës, opozitës, partive politike, do të organizojë debate politike, por nuk do të merr pjesë në procese zgjedhore”, tha ai. Kështu, në funksion të realizimit të idesë për bashkimin e organizatave, aktivistëve dhe intelektualëve të pavarur shqiptarë në Maqedonisë, në Tetovë u nënshkrua nga përfaqësues të shoqatave të pranishme akti themeltar i Lëvizjes “Uniteti”. Kësaj lëvizje i janë bashkuar qytetarë nga qytete të ndryshme të vendit, nga Struga, Dibra, Kërçova, Tetova dhe Shkupi. Njëri nga inicuesit e kësaj lëvizje, Valon Kurtishi, tha se si pikë kryesore programore e Lëvizjes “Uniteti”, është bashkimi i potencialit intelektual e atdhetar për të ndikuar në politikëbërjen, për të kontribuuar në arritjen e barazisë nacionale dhe ekonomike sociale midis shqiptarëve dhe maqedonasve në këtë shtet. Ai më tej tha se klasa politike deri më tani ka shfaqur mjaft papërgjegjësi ndaj kërkesave vitale të shqiptarëve. “Çështja jonë kombëtare gjendet para sfidave të mëdha, sidomos atyre integruese ndërshqiptare dhe euroatlantike, në përballjen me të cilat klasa politike shqiptare ka shfaqur dhe shfaq mungesë përgjegjshmërie dhe pamaturi politike. Në këto kushte dhe me qëllim që t’i jepet më shumë zë dhe më shumë peshë opinionit publik për problemet kombëtare, del domosdoshmëri krijimi i një organizmi, bashkimi vullnetar dhe civil që do shërbejë, sa si zë origjinal e autokton i popullit të pakrahë, ashtu edhe si korrektor i pozitës dhe opozitës shqiptare bashkë”, thekson Kurtishi. Nga kjo lëvizje nënvizojnë se si synime kryesore janë mbrojtja e historisë, e traditave, e gjuhës shqipe, e kulturës, e të drejtave ekonomike-sociale e të drejtave njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve në të gjitha regjionet e Maqedonisë. Riorganizimi kushtetues sipas të cilit vendi shpallet Republikë e dy kombeve të barabarta dhe konstitutive, të numëruara taksativisht në aktin më të lartë politik dhe juridik, Kushtetutë, pra maqedonas dhe shqiptarë. Ndarja fikse e buxhetit me kuota proporcionale të përcaktuara qartë në Kushtetutë federalizimi territorial i vendit ose federalizimi asimetrik, me kryeqytetin e vendit si njësi e veçantë administrative (modeli boshnjak, belg, zviceran). Lëvizja do të zhvillojë një punë dhe aktivitet konkret në ndihmë të komunitetit tonë të diskriminuar sa nga regjimi maqedonas aq edhe nga përfaqësuesit tanë në pushtet”, thekson Kurtishi

Gjithashtu lexo

”Lëvizja Besa do ta ketë anëtarin e saj në KSHZ”

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli për Makfaks ka deklaruar se partia në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *