Home / Lajme / Maqedoni / Lagjeja e Trimave në gjendje të mjerueshme – Tv Koha realizoi reportazh (VIDEO)

Lagjeja e Trimave në gjendje të mjerueshme – Tv Koha realizoi reportazh (VIDEO)

Kumanovë, 02 Qershor – Televizioni Koha sotë qëndroi në lagjen e Trimave në Kumanovë për të parë nga afër gjendjen në të cilën ndodhen banorët të cilët ende pastrojnë shtëpitë e dëmtuara.

Kjo është lagjeja e Trimave në Kumanovë. Në këtë lagje të vogël, pa infrastrukturë para tre jave rreth 48 orë kishte luftime mes grupit të armatosur dhe policisë së Maqedonisë. Edhe pse gati se do të mbushet një muaj pas ngjarjeve të tmerrshme në këtë lagje, gjurmët e luftimeve ende janë të freskëta. Gjithandej rënoja, gërmadha, shtëpi të djegura, ndërsa jeta në këtë lagje nuk zhvillohet normalisht. Televizioni Koha qëndroi në këtë lagje për të parë nga afër gjendjen në të cilën ndodhen banorët të cilët ende pastrojnë shtëpitë e dëmtuara. Janë rreth 15 shtëpi tërësisht të shkatërruara, kurse rreth 50 janë poashtu të pabanueshme. Banorët mundohen që t`i kthehen normalitetit por e kanë vështirë.

Kjo shtëpi tashmë është pabanueshme. Gjithandej shkrumb e hi, mbetje të shtëpisë së dëmtuar e cila ishte cak i policisë. Madje ata tashmë një kohë të gjatë nuk qëndrojnë në këtë shtëpi por tek të afërmit, kurse gjatë ditës vijnë për të pastruar diçka. Në këtë shtëpi, është shkatërruar tërësisht kati më i lartë dhe pullazi, ndërsa nuk është kursyer edhe dhoma e fëmijëve ku janë djegur, librat, çanta dhe veshmbathjet e fëmijëve.

Në rrugëtimin tonë nëpër këtë lagje e takojmë edhe këtë banor duke pastruar diçka në këtë shtëpi të shkatërruar. Pamjet në këtë shtëpi tregojnë për luftimet e gjata që ishin zhvilluar në këtë lagje shumë të vogël me sipërfaqe por të dendur me shtëpi. Kryefamiljari na thotë se ende nuk ka asgjë të re lidhur me kompensimin e dëmeve për shtëpitë e dëmtuara dhe ata janë në pritje, ndërsa kërkojnë që kjo të bëhet sa me shpejtë dhe qeveria ti lëshojë mjetet në llogaritë e tyre dhe jo përmes tenderit.

Në këtë lagje ka edhe familje të cilët në kohën kur kanë filluar luftimet kanë qenë brenda. Ata kanë përjetuar një tmerr të vërtetë ndërsa pasi kanë dalur nga shtëpia ata janë marrë nga policia. Banorët theksojnë se në polici nuk janë maltretuar por kanë qenë dukshëm të frikësuar. Dy nga të intervistuarit tonë në këtë lagje thonë se fqinj të parë kanë banorë maqedonas por shtëpitë e tyre nuk janë prekur aspak, madje asnjë plumb nuk është shkrepur në shtëpitë e tyre.

Që ironia të jetë më e madhe afër në këtë lagje kanë qenë edhe zjarrfikësit por nuk kanë intervenuar në shuarjen e zjarrit.

Pas ngjarjeve tragjike banorët kanë formuar edhe shtabin e krizës. Nga ky shtab njoftojnë për dëmet dhe nevojat që kanë banorët.Falënderojnë të gjithë shqiptarët që u kanë sjellur ndihma.
deklarata për ndihmat.

Largohemi nga kjo lagje, duke i lënë këta banorë në mëshirë të fatit që sa më shpejtë të sanohen dëmet dhe njerëzit t`i kthehen normalitetit. Që ironia të jetë më e madhe kësaj lagje tashmë i mungon edhe infrastruktura, ndërsa këtyre ditëve kanë filluar edhe punët rreth normalizimit të rrymës elektrike. Gjithandej në këtë lagje janë edhe gëzhojat e plumbave, shtëpitë e shkatërruara kurse banorët vazhdojnë të jetojnë me të vetmin ngushëllim se nuk kishte të vrarë civil, ndërsa katër banorë ende mbahen në burg.Kjo lagje edhe pas tre jave vazhdon të mbetet kryelajm në mediat vendore dhe ato rajonale duke u hedhur shumë hipoteza se çfarë në të vërtetë ndodhi para tre jave në këtë lagje. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *