Home / Lajme / Rajon / Lazarat, qëllohet për vdekje efektivi i RENEA-s; plagosen dy të tjerë

Lazarat, qëllohet për vdekje efektivi i RENEA-s; plagosen dy të tjerë

24 qershor-Forca të shumta policore janë nisur drejt Lazaratit për t’iu bashkuar atyre që ndodhen tashmë atje. Drejt fshatit problematik është nisur edhe prokurori i Krimeve të Rënda, Adnand Xholi.

Ajo që nuk ndodhi gjatë operacionit antidrogë të një viti më parë, fatkeqësisht ndodh tani. Një efektiv i forcave speciale RENEA ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur gjatë një përleshjeje me armë zjarri në Lazarat.

Efektivi i vrarë është identifikuar si Ibrahim Basha. Ai ka qenë pjesë e Batalionit Special të Ushtrisë, ku numëron disa misione në Afganistan. Prej 6 muajsh ishte bër pjesë e Forcave Speciale RENEA.

Lajmi konfirmohet nga Policia e Shtetit. Dyshohet se grupi i Forcave Speciale ka rënë nën një breshëri të rëndë zjarri, pikërisht në momentin kur ka ndërmarrë operacionin për të lokalizuar dhe arrestuar grupin, nga ku gjatë natës u raportuan të shtëna me armë zjarri.

Dy efektivët e plagosur janë shoqëruar drejt Spitalit të Gjirokastrës. Raportohet se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Forca të shumta policore janë nisur drejt Lazaratit për t’iu bashkuar atyre që ndodhen tashmë atje. Drejt fshatit problematik është nisur edhe prokurori i Krimeve të Rënda, Adnand Xholi.

Uniformat blu kanë rrethuar zonë duke ngritur postblloqe të shumta në të gjitha rrugët hyrëse dhe dalëse të fshatit, duke kontrolluar imtësisht çdo lëvizje të dyshimtë, deri në gjetjen dhe kapjen e autorëve.top-chanel

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *