Home / Lajme / Rajon / Lazarat, RENEA arreston tre bashkëpunëtorë të vëllezërve Aliko

Lazarat, RENEA arreston tre bashkëpunëtorë të vëllezërve Aliko

27 Qershor – Në vijim të operacionit në Lazarat policia njofton sot në mëngjes arrestimin e tre shtetasve të tjerë.

1-Klodian Selimi, 19 vjeç, banues në fshatin “Lazarat”, Gjirokastër,

2-Elvis Boci, 19 vjeç, banues ne fshatin “Lazarat”, Gjirtokaster,

3-Dervish Gaba, 20 vjeç, banues në “Lazarat”,Gjirokastër

Ndalimi I këtyre shtetasve u bë pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë ka nxjerrë urdher ndalimi për ta, pasi dyshohet se keta shtetas ne bashkëpunim me shtetasit Arbjon Aliko dhe Alban Aliko e persona të tjerë, më dt.24.06.2015, rreth orës 09:30 në fshatin Lazarat, Gjirokastër kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të forcave të policisë, ku si pasojë ka mbetur i vrarë punjësi i policies RENEA, si dhe janë plagosur dy punonjës te tjerë. Materialet I kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë.

Gjithashtu lexo

Tiranë: Vret bashkëshorten e më pas vetëvritet – (VIDEO)

Një telefonatë e mbërritur paraditen e së dielës në numrin e emergjencave 112, ka lajmëruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *