Home / Lajme / Rajon / Lazim Destani priti ne ‘Kosovatex’ kryetaren e Kosovës Atifete Jahjaga,

Lazim Destani priti ne ‘Kosovatex’ kryetaren e Kosovës Atifete Jahjaga,

11 qershor-Destani po ashtu ka shtuar se projekte të ngjashme me USAID-in ka realizuar edhe në Maqedoni.“Para një vit e gjysmë, i cili ka qenë shumë i suksesshëm. Projekti atje ka qenë me një fond të përbashkët me USAID-in dhe kompaninë “EKOLOG” me seli në Tetovë, aty janë formuar mini biznese të grave, të cilat tash kanë arrit sukses në biznesin e tyre”, ka thënë Destani

Punëtorët e Fabrika së tekstilit “Kosovatex”, të enjten janë vizituar nga Presidentja, Atifete Jahjaga, si dhe Drejtori i misionit të USAID-it James Hope.Ata u pritën edhe nga afaristi i mirënjohur shqiptar, Lazim Destani, pronar i kompanisë “Ecolog”, dhe atë “Kosovatex”.Pas vizitës që i ka bërë ambienteve të fabrikës, presidentja e vendit Atifete Jahjaga, ka thënë se është aty për të mësuar lidhur me mundësitë e punësimit të grave në këtë kompani.Jahjaga ka bërë të ditur se për presidenca, USAID-i dhe “Kosovatex”, kanë lanësuar bashkërisht projektin për fuqizimin e sektorit privat, po ashtu, edhe për fuqizimin e grave në fushën e ekonomisë. Këtu na u tregua për të gjithë punën që bëhet dhe të ju them të drejtën u impresionova, me gjithë punën që bëhet në këtë kompani, jo vetëm për Kosovën edhe për rajonin”, ka thënë Jahjaga.Sipas saj, “Kosovatex” është një tregim i suksesit dhe inkurajues edhe për sektorin tjetër privat në Kosovë, se si duhet të punohet dhe të plasohet i gjithë prodhimi jashtë vendit.Kurse afaristi i mirënjohur shqiptar, Lazim Destani, tha se bashkërisht me presidencën e Kosovës dhe USAID-in, u bë një projekt i cili do të bëjë të mundshme që të punësoj shumë njerëz. Destani po ashtu ka shtuar se projekte të ngjashme me USAID-in ka realizuar edhe në Maqedoni.“Para një vit e gjysmë, i cili ka qenë shumë i suksesshëm. Projekti atje ka qenë me një fond të përbashkët me USAID-in dhe kompaninë “EKOLOG” me seli në Tetovë, aty janë formuar mini biznese të grave, të cilat tash kanë arrit sukses në biznesin e tyre”, ka thënë Destani.Ai ka shtuar se do të vazhdoj edhe në të ardhmen me projekte tjera me USAID-in.Ndërsa drejtori i misionit të USAID-it James Hope, ka shtuar se “Kosovatex” është një shembull shumë i mirë se si mund të krijohen shkathtësitë dhe njohurit e duhura tek gratë, për ti fuqizuar ato ekonomikisht. “Është edhe një mundësi e mirë që ekonomisë dhe biznesit ti ofrohen ato shkathtësi për të cilat kanë nevojë”, ka thënë ai.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *