Home / Lajme / Maqedoni / Lëndohet motoçiklisti

Lëndohet motoçiklisti

29 qershor-Në vendin e ngjarjes ka arritur policia për të bërë inspektimin dhe për të përcaktuar shkaqet dhe çdo gjë tjetër në lidhje me aksidentin në të cilën dëmi i përgjithshëm është vlerësuar në 50 mijë denarë, ku nga përplasja janë thyer edhe xhamat e një dyqanit që ishte afër aksidentit

Ditën e shtunë pasdite rreth orës 17:20 minuta, në udhëkryq të rrugëve “Ilinden” dhe “29 nëntori” në Tetovë ka ndodhur një aksident ku janë të përfshirë: një makinë e pasagjerëve” BMË “me targa të Tetovës, i drejtuar nga Z.O. 63-vjeçar nga Tetova dhe motori “Augusto” pa targa, i drejtuar nga G.C 24-vjeçar nga Reçica e Vogël.

Në aksident, motoçiklisti ka marr lëndime të lehta dhe është transferuar dhe mbahet në Spitalin Klinik të Tetovës.

Në vendin e ngjarjes ka arritur policia për të bërë inspektimin dhe për të përcaktuar shkaqet dhe çdo gjë tjetër në lidhje me aksidentin në të cilën dëmi i përgjithshëm është vlerësuar në 50 mijë denarë, ku nga përplasja janë thyer edhe xhamat e një dyqanit që ishte afër aksidentit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *