Home / Lajme / Rajon / Maqedonia e vonon raportin e autopsisë për të vrarët në Kumanovë

Maqedonia e vonon raportin e autopsisë për të vrarët në Kumanovë

16 qershor-
“Fajtorja kryesore është pala maqedonase, e cila nuk ua ka dërguar raportin e obduksionit. Kjo tregon se aty diçka po mbetet e paqartë dhe nuk ka shkuar krejtësisht ashtu siç ka deklaruar pala maqedonase”, ka thënë Shala

Neglizhencën e palës maqedonase për ta dorëzuar raportin e autopsisë e theksoi edhe KMDLNJ.

Departamenti i Mjekësisë Ligjore të Kosovës ende nuk e ka marrë raportin e autopsisë nga pala maqedonase për shtetasit e Kosovës të vrarë gjatë konfliktit në Kumanovë më 9 dhe 10 maj në përballje me forcat policore maqedonase.

Drejtori i këtij departamenti, Arsim Gërxhaliu, ka thënë për “Epokën e re” se janë në pritje të këtij raporti për ta përfunduar raportin e tyre të autopsisë.

Gërxhaliu ka treguar për nevojën e posedimit të raporteve të palës maqedonase, duke shtuar se për ta përfunduar raportin e tyre të autopsisë u intereson edhe një pjesë në kuadër të raporteve të palës maqedonase.

“Ne jemi në pritje të raporteve nga pala maqedonase. Nga ambasadori ynë në Maqedoni (Ylber Hysa) kemi informatën se mjekësia ligjore maqedonase ia ka dorëzuar raportet prokurorit në Maqedoni. Ndërsa ne po presim që kur do të na bëhet e mundur t’i kemi kopjet e raporteve nga Maqedonia. Sa i përket anës sonë, ne i kemi kryer të gjitha evidentimet e nevojshme, por natyrisht se neve na intereson edhe një pjesë tjetër në kuadër të raporteve, sepse dihet mirë se ne kufomat i kemi marrë nëntë apo dhjetë ditë pas ngjarjes. Pra, ne po presim ta bëjmë kontrollimin e raporteve dhe përpilimin e tyre në mënyrë profesionale”, ka thënë Gërxhaliu.

Neglizhencën e palës maqedonase për ta dorëzuar raportin e autopsisë e sheh me skepticizëm drejtori ekzekutiv i KMDLNJ-së, Behxhet Shala.

Ai ka deklaruar për “Epokën e re” se duke vepruar në këtë mënyrë pala maqedonase po duket sikur po fsheh diçka.

“Fajtorja kryesore është pala maqedonase, e cila nuk ua ka dërguar raportin e obduksionit. Kjo tregon se aty diçka po mbetet e paqartë dhe nuk ka shkuar krejtësisht ashtu siç ka deklaruar pala maqedonase”, ka thënë Shala.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *