Home / Lajme / Botë / Masakra në kishë, Obama: Duhet të bëjmë diçka për këtë situatë

Masakra në kishë, Obama: Duhet të bëjmë diçka për këtë situatë

19 qershor-Edhe pse fillimisht u duk se të dy krahët do t’i jepnin pëlqimin e tyre, nisma u bllokua 5 muaj më vonë nga një grusht senatorësh demokratë. Nuk ka ndonjë argument të qenësishëm që të mbështesë veprimin e tyre, do të deklaronte asokohe shefi i Shtëpisë së Bardhë. Por, mund të them se kjo ishte një ditë e turpshme për Uashingtonin, shtoi ai.

Pas masakrës në kishën afro-amerikane të Charlestonit, Presidenti Barack Obama i valëviti flamurin e bardhë kontrollit të armëve. Fjalimi i tij të enjten ishte i ngarkuar me emocion, por dy ishin ndjesitë që mbizotëruan më shumë se të tjerat: zemërimi për faktin se u detyrua t’i drejtohej edhe një herë kombit në vazhdën e një masakre, dhe një lloj mërzie e përcjellë me tundjen e lehtë të kokës, dëshmia se dhe gjakderdhja e fundit pak do të ndikojë mbi legjislacionin e kontrollit të armëve.

“Në një farë pike, ne si shtet do të na duhet ta pranojmë se kjo lloj dhune masive nuk ndodh në vende të tjera të zhvilluara. Kemi në dorë të bëjmë diçka për këtë situatë. Do të ishte gabim të mos e pranonim problemin. Në një moment apo një tjetër, amerikanëve do t’i duhet të përballen me të dhe ne do të na duhet të ndryshojmë mënyrën e të menduarit mbi dhunën e armëve”, tha Obama.

‘Washington Post’ e komentoi qëndrimin e Obamës si atë të politikanit më të fuqishëm të vendit që pranon se ka shumë pak, në mos fare, mundësi për të vënë në jetë një ndryshim të cilin e konsideron të nevojshëm. Pas tragjedisë së Sandy Hook, shkolla fillore ku dhjetorin e vitit 2012 Adam Lanza vrau 20 fëmijë e 6 të rritur, Obama dhe zëvendësi i tij Biden, bënë përpjekje të mëdha për miratimin e propozimeve mbi kontrollin e armëve.

Edhe pse fillimisht u duk se të dy krahët do t’i jepnin pëlqimin e tyre, nisma u bllokua 5 muaj më vonë nga një grusht senatorësh demokratë. Nuk ka ndonjë argument të qenësishëm që të mbështesë veprimin e tyre, do të deklaronte asokohe shefi i Shtëpisë së Bardhë. Por, mund të them se kjo ishte një ditë e turpshme për Uashingtonin, shtoi ai.

Sipas raporteve në media, i dyshuari si autor i masakrës së Charlestonit, Dylan Roof, kishte marrë tani vonë një armë si dhuratë për ditëlindje./Top Chanel/

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *