Home / Lajme / Maqedoni / MASH-i ashpërson kriteret për regjistrimin e nxënësve

MASH-i ashpërson kriteret për regjistrimin e nxënësve

21 qershor-Ademi bën thirrje që nxënësit të orientohen në drejtimet profesionale, ai i tekstilit në Shkollën ‘Koco Racin’, drejtimi teknik i hotelieri dhe kamerier në ‘Llazar Tanev’, drejtimet elektro-teknik për kompjuter, elektro-teknik i energjetikës dhe drejtimi elektro mekanik në ‘Mihajllo Pupin’. Deri tani nuk janë plotësuar edhe 3 paralelet në Manastir, 1 gjimnaz, 1 mjekësi dhe 1 drejtimi teknik.

Ministria e Arsimit ka rritur kriteret dhe pikët për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme. Kjo sipas numrit një të këtij dikasteri është bërë me qëllim që nxënësit të orientohen në shkollat e mesme profesionale. Në konkurs theksohet se numri i pikëve të nevojshme për regjistrim në gjimnaz është 60 pikë, mjekësi 70 pikë, ekonomiko-juridik 60 pikë ndërsa në shkollat profesionale 30 dhe 45 pikë.

“Këtë vit për dallim nga vitet e kaluara kemi rritur kriteret dhe pikët për regjistrim nëpër shkollat e mesme të profileve të gjimnazit të medicinës dhe shkollave juridike dhe ekonomike por gjithashtu kemi përcaktuar që nëpër këto shkolla komisionet e shkollave nuk mund t’i ulin pikët pa leje nga Ministria e Arsimit dhe në këtë mënyrë ne do të pamundësojmë uljen e pikëve dhe mundësin e rritjes së numrit të nxënësve në këto profile me qëllim që t’i orientojmë dhe ti profilizojmë edhe nëpër shkollat e mesme profesionale”, deklaroi Abdilaqim Ademi, ministër i arsimit.

Ademi bën thirrje që nxënësit të orientohen në drejtimet profesionale, ai i tekstilit në Shkollën ‘Koco Racin’, drejtimi teknik i hotelieri dhe kamerier në ‘Llazar Tanev’, drejtimet elektro-teknik për kompjuter, elektro-teknik i energjetikës dhe drejtimi elektro mekanik në ‘Mihajllo Pupin’. Deri tani nuk janë plotësuar edhe 3 paralelet në Manastir, 1 gjimnaz, 1 mjekësi dhe 1 drejtimi teknik.

“Do të kisha apeluar te të gjithë nxënësit semimaturant veçanërisht te prindërit e tyre që të regjistrojnë fëmijët në shkollat e mesme teknike të Shkupit veçanërisht në ato paralele të cilat janë të hapura dhe vitet e kaluara nuk janë plotësuar, sepse janë drejtime atraktive, janë drejtime ku nxënësit më lehtë e gjejnë veten e tyre por me përfundimin e shkollës ata mund të vet punësohen apo të gjejnë punë më lehtë… Do të kisha apeluar te semimaturantët shqiptar të Manastirit, Prespës dhe komunave përreth të regjistrohen në këto shkolla të Manastirit dhe të krijojnë mundësi që shkolla shqipe në Manastir të mund të funksionojnë”, tha Abdilaqim Ademi, ministër i arsimit.

Regjistrimi i nxënësve në shkollat e mesme do të realizohet në dy afate, atë të qershorit i cili fillon nesër dhe afati i gushtit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *