Home / Lajme / Maqedoni / Mehmeti: Gruevski, një diktator që duhet të largohet

Mehmeti: Gruevski, një diktator që duhet të largohet

12 qershor-Mehmeti thotë se mbështet bisedimet, në mënyrë që të evitohen skenarët tragjikë të rënies së diktatorëve nga Lindja e Mesme dhe shpreson se Maqedonia do të ketë fatin e vendeve të Evropës Lindore ku regjimet kanë rënë përmes bisedimeve dhe pa dhunë.

Deputetja e BDI-së Ermira Mehmeti ka qenë e drejtpërdrejtë duke e quajtur kryeministrin aktual Nikolla Gruevski, një diktator që nuk dorëzohet me 2-3 takime negociatash. Mehmeti thotë se mbështet bisedimet, në mënyrë që të evitohen skenarët tragjikë të rënies së diktatorëve nga Lindja e Mesme dhe shpreson se Maqedonia do të ketë fatin e vendeve të Evropës Lindore ku regjimet kanë rënë përmes bisedimeve dhe pa dhunë.

“Po mendoj se eksperienca në botë, por edhe teoritë bashkëkohore mbi shkencat politike, qeverisjen, demokracinë tregojnë se betejat politike për të rrënuar një diktaturë janë të vështira, komplekse, zgjasin shumë. Për fat të keq, në shumë shembuj siç janë ata shembuj që shikojmë në Lindjen e Mesme që ndërlidhen me Pranverën Arabe, tregojnë se ato mund të jenë edhe shumë dramatike, dhe këtu Siria është një shembull tipik… zgjasin me vite të tëra. Unë duke mos dëshiruar që t’i ndodh Maqedonisë një skenar të tillë, i kam dhënë mbështetje procesit negociator duke e parë atë si një model, po themi të frymëzuar nga disa procese që kanë ndodhur në Evropën Juglindore, pas rënies së murit të Berlinit.. janë të ashtuquajturat tranzicione të negociuara”, tha Ermira Mehmeti, deputete e BDI-së.

Megjithëse partia e saj BDI-ja vazhdon të qëndrojë në koalicion me Gruevskin, Mehmeti thotë se janë parimet e saj personale ato që e kanë shtyrë atë t’i del haptazi “kundër” Qeverisë aktuale dhe kreut të saj.

“Më vjen keq që BDI-ja, për gjithë këtë kohë, ka qenë pjesë e këtij koalicioni dhe është përpjekur përmes konstruktivitetit, përmes investimit të autoritetit të vetë, përmes sakrificave edhe personale të autoriteteve të caktuara partiake, t’i jap shans një procesi që zotohej se kishte për qëllim që të çonte Maqedoninë drejt NATO-s dhe BE-së. Në momentin që të gjitha këto politika u demaskuan dhe doli në dritë fytyra e vërtetë, jodemokratike, autoritare, diktatoriale, si të doni quajeni, dhe kryesorja jodemokratike, bile edhe me përmasa ksenofobe e kryetarit të Qeverisë dhe disa njerëzve përreth tij, unë kam vlerësuar se është përgjegjësi e imja edhe si njeri, edhe si qytetare e Maqedonisë, edhe si dikush i cili në fund të fundit është i realizuar edhe në sferën akademike, për të thënë se mjaft ishte…”, deklaroi Ermira Mehmeti, deputete e BDI-së.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *