Home / Lajme / Maqedoni / Memeti: Situata në burgje, më keq se një vit më parë

Memeti: Situata në burgje, më keq se një vit më parë

25 qershor-Përmirësim i vogël, thuajse i papërfillshëm, sipas Avokatit të Popullit, vërehet në institucionet psikiatrike. Por edhe atje, situata është larg nivelit të kërkuar, madje sipas Memetit, edhe autoritetet shëndetësore nuk duan t’ia dinë për këtë situatë.

Kushtet në burgjet e vendit janë përkeqësuar në krahasim me vitin e kaluar. Kështu vlerëson Avokati i Popullit. Sipas raportit vjetor të publikuar sot nga Ixhet Memeti, mbi situatën në vendet e privimit të lirisë, më së keqi gjendja paraqitet në Idrizovë dhe në burgun për të mitur. Edhe për burgun e ri të hapur në Kumanovë, Avokati i Popullit tha se nuk punohet sipas standardeve.

Përmirësim i vogël, thuajse i papërfillshëm, sipas Avokatit të Popullit, vërehet në institucionet psikiatrike. Por edhe atje, situata është larg nivelit të kërkuar, madje sipas Memetit, edhe autoritetet shëndetësore nuk duan t’ia dinë për këtë situatë.

Avokati i Popullit e vlerëson gjendjen si status-quo në stacionet policore. Vetëm 10 nga 38 prej tyre, sipas Mehmetit, i plotësojnë standardet minimale evropiane. Për këtë arsye ai propozon që në to të mos mbahen fare persona të paraburgosur, ose të paktën, vetëm për një kohë afatshkurtër. Edhe vitin e kaluar, Avokati i Popullit u ankua nga presionet, në disa raste kur është ngritur kallëzim penale ndaj torturës ose sjelljes së paligjshme të policisë. Memeti tregoi një shembull kur një pjesëtar i Ministrisë së Brendshme ka goditur një fëmijë të moshës nën 14 vjec, madje në ambientet e shkollës, por pas ngritjes së kallëzimit penal, familja e fëmijës ka ndryshuar deklaratën. Shembull i ngjashëm, edhe në njërin nga burgjet ku një i burgosur është ankuar për torturë nga rojet, që më pas të pohojë se ishte sulmuar nga të burgosur të tjerë.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *