Home / Lajme / Maqedoni / Menduh Thaçi ka refuzuar ofertën për në qeveri, BDI lëshon qeverinë deri në fund të javës

Menduh Thaçi ka refuzuar ofertën për në qeveri, BDI lëshon qeverinë deri në fund të javës

11 Qershor -Në PDSH thonë se pas takimit Han e ka akuzuar Zaevin si minues kryesor të negociatave. Pas kësaj Thaçi ka thënë se marrëveshjen e 2 qershorit e konsideron të vdekur

Në PDSH thonë se pas takimit Han e ka akuzuar Zaevin si minues kryesor të negociatave. Pas kësaj Thaçi ka thënë se marrëveshjen e 2 qershorit e konsideron të vdekur

Burime të larta partiake në PDSH-së kanë dhënë detaje ekskluzive për “Lajm” lidhur me rrjedhën e negociatave të djeshme mes liderëve të katër partive politike në Bruksel, për tejkalimin e krizës. Sipas këtyre burimeve, drejtori i Drejtoratit për zgjerim të BE-së, Kristijan Danielson, përfaqësuesi i lartë i KE-së, Alan Le Roa, si dhe ambasadorët Xhes Bejli dhe Aivo Orav, i kanë propozuar kryetarit të PDSH-së Menduh Thaçi, që të bëhet pjesë e qeverisë. Oferta është bë në drekën e punës që ata kanë realizuar bashkë, por Thaçi ka refuzuar një ofertë të tillë.

“Takimi ka filluar në mënyrë kurtoaze,në ora11 e 30, kur është shtruar një drekë pune me kryetarin e PDSH-së nga ana e Kristijan Danielson, në prezencë të Le Roas, Bejlit dhe Oravit. Në atë takim pune i është bë ofertë e drejtpërdrejtë PDSH-së që të bëhet pjesë e qeverisë. Thaçi ka refuzuar këtë ofertë, duke theksuar se kriza në Maqedoni ka rrënjë më të thella, se pjesëmarrja në qeveri. Ai i ka parashtruar shtatë kërkesat e PDSH-së duke kërkuar që ato të bëhen pjesë e negociatave. Në mesin e këtyre pika më të rëndësishme janë ajo për ndarje proporcionale të buxhetit dhe vendimmarrje me konsensus. Ata kanë premtuar se do t’i shqyrtojnë seriozisht kërkesat e PDSH-së”, thonë këto burime partiake. Zyrtarët e PDSH-së që kanë qenë në Bruksel kanë marrë vesh nga diplomatët e lartë në Bruksel se BDI po përgatitet të lëshojë qeverinë.

“Sipas informatave tona, pas kthimit në Maqedoni, BDI do të mbajë mbledhje të kryesisë qendrore ku do të sjellë vendim për të lëshuar qeverinë dhe do të kërkojë zgjedhje të parakohshme sipas ligjeve aktuale, që do të thotë se ato do të mbahen në afat prej 45 ditëve. Vendimi i BDI-së për të lëshuar qeverinë është i koordinuar plotësisht me VMRO-DPMNE-në”, theksojnë për “Lajm” burime të larta në PDSH.
Sipas tyre, komisari evropian Johanes Han në ora 23 e 30 minuta ka mbledhë bashkë të gjithë liderët ku i ka njoftuar se bisedimet kanë dështuar dhe për këtë ka akuzuar kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev. Në PDSH thonë se pas këtij dështimi, kryetari i partisë Menduh Thaçi ka thënë se marrëveshja e qershorit është e vdekur.

“Rreth orës 23 e 30 minuta komisari Han ka njoftuar se nuk ka marrëveshje, plotësisht i dëshpëruar që takimi nuk ka pasur sukses. Me këtë rast ai e ka përmendur drejtpërdrejt kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev si minues të negociatave. Pas këtij fjalimi të Hanit, kryetari i PDSH-së Thaçi ka marrë fjalën duke thënë se tani e tutje e konsideron të vdekur marrëveshjen e 2 qershorit dhe ka kërkuar që bisedimet dhe negociatat e reja të vazhdojnë për një dokument të ri, që do të inkorporojë më tepër interesin e shqiptarëve”, njoftojnë ekskluzivisht për “Lajm” burime të larta në PDSH

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *