Home / Lajme / Maqedoni / Merkel anashkalon Shkupin, shuplakë për Gruevskin

Merkel anashkalon Shkupin, shuplakë për Gruevskin

28 qershor-
Mediat gjermane muajve të fundit kanë alarmuar situatën e rëndë politike dhe të sigurisë në Maqedoni. Ato kanë qenë në mënyrë direkte kritike ndaj pushtetit të Gruevskit, duke akuzuar për skandalet e pushtetit të tij. Tone kritike kishte shprehur edhe Deutsche Welle.

Kancerlarja gjermane Angela Merkel do ta anashkalojë Shkupin, gjatë vizitës së saj muajin e ardhshëm në Ballkan.

Ajo më 8 korrik do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Tiranë dhe se kjo vizitë konsiderohet e rëndësishme për raportet e reja në Ballkan.

Agjenda e Merkel anashkalon Shkupin dhe Qeverinë e kryeministrit Nikola Gruevski, edhe pse partia e tij VMRO-DPMNE vazhdimisht ishte e thirrur në bashkëpunimin me Berlinin, informon INA.

Mediat gjermane muajve të fundit kanë alarmuar situatën e rëndë politike dhe të sigurisë në Maqedoni. Ato kanë qenë në mënyrë direkte kritike ndaj pushtetit të Gruevskit, duke akuzuar për skandalet e pushtetit të tij. Tone kritike kishte shprehur edhe Deutsche Welle.

Merkel pas Tiranës do të udhëtojë në Beograd, ndërsa kohë më parë ishte anuluar qëndrimi në Sarajevë, për arsyet e agjendës së kancelares gjermane në planin ndërkombëtarë.

Në Shkup po heshtet lidhur me vizitën e paralajmëruar të kancelares së mirënjohur si “Zonja e hekurt”, e cila tashmë konsiderohet si një protagoniste kryesore në planin ndërkombëtarë.

Merkel nga Tirana pritet të përcjellë mesazhe të qarta për Ballkanin, ndërsa nikoqiri i saj do të jetë kryeministri shqiptar Edi Rama. Shqipëria sipas mediave gjermane kohëve të fundit shihet si një partner gjeostrategjik në rajon. Merkel deri tani ka zhvilluar dy takime me kryeministrin Edi Rama, ndërsa vizita në Tiranë do të jetë takimi i tretë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *