Home / Lajme / Maqedoni / Mexhiti: Biseda ka të bëj me shitjen e objektit të partisë

Mexhiti: Biseda ka të bëj me shitjen e objektit të partisë

17 qershor-Dokumentet që po ju prezantoj sot dëshmojnë që ky objekt është pronë e BDI-së e cila për fat të keq asnjëherë nuk u vu në shërbim nga organet partiake andaj dhe kemi vendosur që ta shesim në mënyrë që me mjetet e përfituara të sigurojmë zyre të vogla për Degët e BDI-së.

Nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti ka mbajtur sot një konfrencë për shtyp, lidhur me pretendimet e përgjimeve të botuara dje nga opozita maqedonase.
“Ali Ahmeti dhe të gjithë ne pranë tij, që jemi pjesë e Bashkimit Demokratik për Integrim, ishim të parët që kërkuan botimin e çdo përgjimi për pretendime të keqbërjeve eventuale nga funksionar të BDI-së.
Ali Ahmeti dhe të gjithë ne pranë tij thamë edhe që nuk padisim asnjërën palë, as për përgjimin që na është bërë e as për publikimin. Por, kjo nuk nënkupton shtrembërim të qëllimshëm të së vërtetës për nevoja politike dhe për të krijuar opinion të preferuar publik”, ka thënë Mexhiti.
“BDI mbetet në qëndrimin që të publikohen të gjitha materialet eventuale për keqpërdorim të supozuara të pushtetit, por kërkon që mos të bëhen interpretime qëllimisht të gabuara për ta lajthitur opinionin. Publikimi i bisedave private, vlerësimeve personale mbrenda-partiake si dhe përgojimeve eventuale nuk e ndihmojnë demokracinë në Maqedoni dhe nuk janë interes publik, përkundrazi, “E vërteta për Maqedoninë” duhet të jetë realizimi i marrëveshjes së 2 qershorit dhe vënia e interesave shtetërore para atyre partiake”, ka nënvizuar Mexhiti.

Sipas Mexhitit, në ‘bombën’ e Zaevit flitet për objektin e BDI-së që gjendet në Qendrën tregtare ”Mavrovasja” e cila nuk shfrytëzohej andaj edhe u vu në shitje.

“Kjo zyrë prapa nesh në Q. T. Mavrovasja është pronë e BDI-së dhe tendenca për ta prezantuar përpjekjen e kryetarit Ahmeti për shitje të pronës partiake si krim korruptiv, sjell dyshime se ‘E vërteta për Maqedoninë’ qenka jo në bisedat e përgjuara, por në prezantimet dhe në interpretimet tendencioze. Dokumentet që po ju prezantoj sot dëshmojnë që ky objekt është pronë e BDI-së e cila për fat të keq asnjëherë nuk u vu në shërbim nga organet partiake andaj dhe kemi vendosur që ta shesim në mënyrë që me mjetet e përfituara të sigurojmë zyre të vogla për Degët e BDI-së. Afaristi i apostrofuar në përgjimet e paligjshme si blerës potencial është Fatmir Molladauti”, deklaroi sot kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *