Home / Lajme / Maqedoni / Minë e pashpërthyer në Llacë të Tetovës

Minë e pashpërthyer në Llacë të Tetovës

18 qershor-“Gjatë kontrollit është konfirmuar se bëhet fjalë për një mine që në disa vende ishte e dëmtuar dhe për të cilën paramendohet se e ka prejardhjen nga konflikti në vitin 2001.

Një minë e pashpërthyer është gjetur nga F.R. (38) nga fshati i Tetovës Llacë, përderisa dje rreth orës 9:30 së bashku me vëllain e tij prenin dru në këtë fshat.

Siç informon sot zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski, rasti është paraqitur në polici

“Gjatë kontrollit është konfirmuar se bëhet fjalë për një mine që në disa vende ishte e dëmtuar dhe për të cilën paramendohet se e ka prejardhjen nga konflikti në vitin 2001. Në këtë kontroll ka marrë pjesë edhe përfaqësuesi i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim dhe diçka më vonë mina është nxjerrë në mënyrë të duhur dhe është transportuar sigurt”, deklaroi Josifovski.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *