Home / Lajme / Rajon / Mogherini: Janë përafruar qëndrimet për dy marrëveshje

Mogherini: Janë përafruar qëndrimet për dy marrëveshje

30 qershor-Sipas Mogherinit, është përpiluar teksti përfundimtar rreth marrëveshjes mbi parimet për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe (AKS) në Kosovë, si dhe zbatimin e marrëveshjeve në fushën e Telekomunikacionit, transmeton Telegrafi.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini theksoi herët këtë mëngjes se pas raundit të ri të dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës, është përpiluar vetëm teksti final i dy marrëveshjeve.

Kështu së paku shkruhet në deklaratën e lëshuar pas një takimi maratonë prej 16 orësh mes delegacionit të Prishtinës dhe Beogradit, të cilat janë kryesuar nga kryeministri kosovar, Isa Mustafa dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq.

Sipas Mogherinit, është përpiluar teksti përfundimtar rreth marrëveshjes mbi parimet për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe (AKS) në Kosovë, si dhe zbatimin e marrëveshjeve në fushën e Telekomunikacionit, transmeton Telegrafi.

“Marrëveshja politike përfundimtare, megjithatë, nuk është arritur”, theksoi Mogherini në deklaratën e saj të lëshuar për mediat, duke shtuar se “menjëherë ka filluar punën për hapat e ardhshëm që do të merren në këtë drejtim”.

Kujtojmë se mbrëmë pas takimit në Bruksel, mes kryeministrit Isa Mustafa dhe atij serb Aleksander Vuçiq, ky i fundit në një prononcim për gazetarë ka thënë se “Beogradi ka dhënë gjithçka nga vetja, për të arritur marrëveshje”. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *