Home / Lajme / Maqedoni / MPB masa disiplinore ndaj tre policëve për shkak të ikjes së Sulejman Osmanit

MPB masa disiplinore ndaj tre policëve për shkak të ikjes së Sulejman Osmanit

9 qershor-
Bëhet fjalë për rastin e Sulejman Osmanit, i cili kishte udhëtuar me një njësit special në afërsi të Brezës për t`i treguar se ku kishin fshehur armatimin e kapur gjatë aksionit në postën kufitare policore në Goshincë.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në Maqedoni ka ngritur masa disiplinore ndaj tre pjesëtarëve të saj për shkak të ikjes së njëri nga të arrestuarit e grupit të Kumanovës në ditën e 9 majit nga zona malore e Karadakut të Shkupit.

Bëhet fjalë për rastin e Sulejman Osmanit, i cili kishte udhëtuar me një njësit special në afërsi të Brezës për t`i treguar se ku kishin fshehur armatimin e kapur gjatë aksionit në postën kufitare policore në Goshincë.

Sulejmani i arratisur në deklaratat e tij për mediat në Kosovë kishte sqaruar se si kishte arritur ti ikë policisë, në momentin kur dy pjestarë të saj kishin nisur të konfliktohen. Por ikja e tij ka nxitur debate dhe reagime të ndryshme.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *