Home / Lajme / Rajon / Mustafa:Gjykata do të gjykojë individët dhe jo luftën e drejtë

Mustafa:Gjykata do të gjykojë individët dhe jo luftën e drejtë

Në seancë raportohet se po marrin pjesë edhe delegacionet e ambasadave të huaja.Mustafa ka thënë se gjykata do të gjykojë individët dhe “jo luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka ftuar deputetët e Kuvendit që të votojnë ndryshimin kushtetues për themlimin e Gjykatës Speciale për Krime Lufte në Kosovë. Mustafa ka thënë se gjykata do të gjykojë individët dhe “jo luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. Kuvendi ka nisur tashmë seancën për miratimin e ndryshimit kushtetues. Gjykata në fjalë do të hetojë dyshimet që ka ngritur një raport i Këshillit të Evropës për krime lufte të disa ish-pjesëtarëve të UÇK-së ndaj disa civilëve serbë, gjatë luftës së fundit. Në seancë raportohet se po marrin pjesë edhe delegacionet e ambasadave të huaja.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *