Home / Lajme / Rajon / Ndalohet dhe lirohet Ramush Haradinaj

Ndalohet dhe lirohet Ramush Haradinaj

17 qershor-AAK kërkon veprim të menjëhershëm për lejimin e Haradinajt në udhëtimin e tij drejt Prishtinës, dhe e konsideron këtë ndalim tendencë të qëllimshme ndaj personalitetit dhe gjithë asaj që përfaqëson, Haradinaj.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës njoftoi se lideri i tyre, Ramush Haradinaj është ndaluar në Aeroportin e Lubjanës, Slloveni në bazë të një fletë arresti të lëshuar nga Policia e Serbisë në vitin 2006.

AAK bën të ditur se në rrugë gjatë kthimit pas vizitës zyrtare në Berlin, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është ndaluar ne Aeroportin e Lubjanës, në Slloveni, në bazë të një fletarrestimi të lëshuar nga Policia e Serbisë, në vitin 2006.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e konsideron këtë një veprim ndërhyrje me qëllime të njëjta dhe identike si të policisë serbe, ndaj z.Ramush Haradinaj, ish-kryeministër i Kosovës dhe udhëheqës i njohur i luftës për lirinë e Kosovës”, bëhet e ditur.

AAK kërkon veprim të menjëhershëm për lejimin e Haradinajt në udhëtimin e tij drejt Prishtinës, dhe e konsideron këtë ndalim tendencë të qëllimshme ndaj personalitetit dhe gjithë asaj që përfaqëson, Haradinaj.

“Fletarrestet serbe, njollosjet dhe sulmet ndaj Haradinaj jane zhvleftësuar dhe demantuar disa herë dhe në forma të ndryshme”, bëhet e ditur. Burime të Telegrafit brenda Qeverisë së Kosovës kanë bërë me dije se lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj do të lirohet brenda pak orëve.

Ky zyrtar i tha Telegrafit se arrestime të tilla i kanë ndodhur edhe liderëve të partive tjera për shkak të fletë arresteve të Serbisë, e që po keqpërdoren nga shteti serb.

Ndryshe, AAK bëri të ditur se në rrugë gjatë kthimit pas vizitës zyrtare në Berlin, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është ndaluar në Aeroportin e Lubjanës, në Slloveni, në bazë të një fletarrestimi të lëshuar nga Policia e Serbisë, në vitin 2006.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *