Home / Lajme / Maqedoni / Në Tetovë vozitësit mbi ligjin dhe policinë

Në Tetovë vozitësit mbi ligjin dhe policinë

23 qershor-Këtë e vërteton edhe numri I parashtresave që janë përgaditur në muajt mars, prill dhe maj ku janë përgaditur rreth 100 parashtresa për tejkalim shpejtësie. 85 prej tyre kanë qenë thirje për pagesë të dënimit nga 45 euro, ndërsa të tjerët janë dënuar me 300 euro dhe ndalesë për vozitje prej 3 muaj deri 1 vjet.

Dikush në burektore, dikush në piceri e dikush shtyllën elektrike. Kështu vozitësit në Tetovë jo vetëm që rrezikojnë veten e tyre por edhe të tjerëve. Ditëve të fundit në qytetin e Tetovës dhe më gjërë kanë ndodhur disa akisdentë në komunikacion. Shumica prej tyre kanë ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë, gjegjësisht vozitja me shpejtësi të madhe, por edhe kryerje të veprimeve të paregullta. Shkelësit nuk I respektojnë shenjat, veprimet dhe ligjet, duke vozitur me shpejtësi të madhe me crast vënë në rrezik jetën e tyre por edhe të pjestarëve të tjerë në komunikacion, njofton Tv Koha

Këtë e vërteton edhe numri I parashtresave që janë përgaditur në muajt mars, prill dhe maj ku janë përgaditur rreth 100 parashtresa për tejkalim shpejtësie. 85 prej tyre kanë qenë thirje për pagesë të dënimit nga 45 euro, ndërsa të tjerët janë dënuar me 300 euro dhe ndalesë për vozitje prej 3 muaj deri 1 vjet, transmeton Tv Koha.

Por qytetarët e Tetovës janë të revoltuar se shopesh herë vetura të djemve të funskionarëve parkohen në mes të rrugëve apo në unazat e qytetit dhe nuk mund të preken nga askush.

Besir Qamili, komandant i Stacionit Policor për Siguri në Komunikacionin rrugor në Tetovë, thotë se kjo është periudha kur rritet dukshëm numri i pjesëmarrësve në komunikacion.

Nga ana tjetër qytetarët akuzojnë policinë se e njejta është selektive gjatë gjobitjes së vozitësve dhe ndërkohë që patrullat policore qëndrojnë në vende ku nuk ka frekuentim të automjeteve dhe është e pamundur që të vozitet me shpejtësi më të madhe dhe ndërkohë që në pjesët tjera ku është e nevojshme nuk ka patrullime policore. Pse ndodhin aksidentet e pazakonta në Tetovë, njofton Tv Koha

Nga Policia rrugore thonë se në periudhën e ardhëshme do të ketë më shumë patrullime edhe në këta rrugë.Sipas tyre edhe pse ka aksidentet të këtilla megjithatë numri I tyre është zvogëluar.Tv Koha.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *