Home / Lajme / Maqedoni / Nesër do të takohen liderët e katër partive politike lideret

Nesër do të takohen liderët e katër partive politike lideret

28 qershor-Kalkulimet e liderëve politik si duket kanë rreshtuar edhe partitë e vogla në vend. Ata po presin që t`i bashkohen ndonjë fronti ose të veprojnë vet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen në muajin prill të vitit 2016.

Takimi i radhës i liderëve politik në Shkup do të realizohet nesër. Por, kësaj here në mbledhje nuk do të marr pjesë ndërmjetësuesi evropian, komisari për zgjerim të BE-së, Johanes Han.
Në takim pritet që të marrin pjesë Ali Ahmeti, Menduh Thaçi, Zoran Zaev dhe Nikolla Gruevski. Katër liderët politik kanë arritur një marrëveshje me dy qershor, e cila është shtysë e bisedimeve të mëtutjeshme për zgjidhjen e krizës politike në vend.
Para takimit të ditës së nesërme, Nikolla Gruevski dha sinjale për lëshim pe. Ai para opinionit u paraqit me një deklaratë se përveç dorëheqjes si kryeministër është në gjendje që të pranoj kërkesat tjera të opozitës maqedonase.
Kalkulimet e liderëve politik si duket kanë rreshtuar edhe partitë e vogla në vend. Ata po presin që t`i bashkohen ndonjë fronti ose të veprojnë vet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen në muajin prill të vitit 2016.
Rilindja Demokratike e Maqedonisë e Pavle Trajanovit cila ishte pjesë e koalicionit qeveritar, në takimin e djeshëm në Kriva Pallankë veçse vendosi që në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare do të garoj vet.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *