Home / Lajme / Rajon / Ngjela: Ja se pse Amerika i përkrah shqiptarët

Ngjela: Ja se pse Amerika i përkrah shqiptarët

14 qershor-“Politika amerikane nuk ka sesi të mos përkrah një shtet shqiptar të bashkuar, kur kuptohet që një Shqipëri me 10 milionë banorë, sigurisht që sjell një ekuilibër të ri në Ballkan: cila do të jetë preference e ballkanasve në të ardhmen e afërt – Amerika apo Rusia? Njëlloj sikurse flitej në vitin 1911: Austro-Hungaria apo Rusia?”, shkruan Ngjela.

Politika amerikane përkrah një shtet shqiptar të bashkuar, pasi një Shqipëri me 10 milionë banorë, sigurisht që sjell një ekuilibër të ri në Ballkan.

Avokati dhe politikani Spartak Ngjela, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook thotë se Perandoria Austro-Hungareze ka kërkuar një Shqipëri të fortë e të bashkuar në të gjitha territoret, dhe se kjo binte ndesh me synimet serbe greke. Ndërsa, shton se edhe kjo Shqipëri që është sot është siguruar me forcë nga politika e Austro-Hungarisë.

Ngjela thotë se edhe aleanca strategjikë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që ka sot Shqipëria, shihet nga fqinjët sërish me frikën dhe urrejtjen që kishin kundrejt politikës austro-hungareze në fillim të shekullit që kaloi.

“Politika amerikane nuk ka sesi të mos përkrah një shtet shqiptar të bashkuar, kur kuptohet që një Shqipëri me 10 milionë banorë, sigurisht që sjell një ekuilibër të ri në Ballkan: cila do të jetë preference e ballkanasve në të ardhmen e afërt – Amerika apo Rusia? Njëlloj sikurse flitej në vitin 1911: Austro-Hungaria apo Rusia?”, shkruan Ngjela.

Sipas tij, politika shqiptare as që e ka kuptuar këtë arsye politike lëvizëse, dhe, kur e ka kuptuar, e ka luftuar për pushtetin personal, që nga Ahmet Zogu e deri te Sali Berisha.

“Po politika e sotme? Kjo pritet ende për t’u parë, por nëse kjo nuk dëshiron të falimentojë si ato të tjerat, duhet te veprojë as ‘soon as possible’”!

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *