Home / Lajme / Rajon / Nishani: Shqiptarët janë faktor i ekzistencës së Maqedonisë

Nishani: Shqiptarët janë faktor i ekzistencës së Maqedonisë

8 qershor-
Në pjesën e parë të intervistës, presidenti Nishani flet kryesisht për zhvillimet e fundit në Maqedoni dhe për peshën që kanë shqiptarët në mbajtjen gjallë të këtij shteti.

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka thënë të ketë lënë shumë pikëpyetje ngjarja e përgjakshme që ndodhi në Kumanovë të Maqedonisë, e cila përfundoi me 20 të vrarë dhe me shkatërrime të pronave të shqiptarëve, por edhe me dëme të tjera. Për të pasur një hetim të besueshëm ka këmbëngulur në përfshirjen e ndërkombëtarëve në të.

Gjatë një interviste që i ka dhënë të premten “Kohës Ditore”, kreu i shtetit shqiptar ka thënë të ketë paqartësi në elementet thelbësore të ngjarjes, përfshirë këtu edhe viktimat. Ai nuk beson që e vërteta dhe zanafilla e asaj që ka ndodhur në Kumanovë do të dalë nga hetimi i zhvilluar prej autoriteteve maqedonase. Prandaj vetë ua ka kërkuar ndërkombëtarëve përfshirjen, shkruan sot Koha Ditore.

Në pjesën e parë të intervistës, presidenti Nishani flet kryesisht për zhvillimet e fundit në Maqedoni dhe për peshën që kanë shqiptarët në mbajtjen gjallë të këtij shteti.

Ai ka alarmuar se, në rast se nuk zbatohet plotësisht Marrëveshja e Ohrit, hendeku midis shqiptarëve e maqedonasve do të rritet. Ai ka thënë se Shqipëria e konsideron Maqedoninë si shtet mik, por ka përsëritur disa herë se shqiptarët janë faktor i ekzistencës së Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *