Home / Lajme / Botë / Nju Jork, mijëra shqiptarë me duart e tyre formuan shqiponjën

Nju Jork, mijëra shqiptarë me duart e tyre formuan shqiponjën

22 qershor-Festimi me gjestin e shqiponjës, i cili është kthyer tashmë në një mënyrë të re festimi kudo për shqiptarët, nuk kishte si ti mungonte edhe Paradës Shqiptare në Nju Jork

Kan qenë mbi një mijë shqiptarë që kanë manifestuar me të gjitha simbolet kombëtare shqiptare në zemër të Nju Jorkut, të shtunën, më 20 qershor në mesdrekë, ku u zhvillua një paradë e njohur si Parada Ndërkombëtare e Emigrantëve – e cila mbledh disa komunitete emigrantësh nga gjithë bota, të parakalojnë mes një entuziazmi të paparë në Bulevardin Amerika – Avenue e 6-të, informon INA.

Pjesa shqiptare e paradës për të shtatin vit me radhë, u mbajt nën kujdesin organizatës Rrënjët Shqiptare, me president Marko Kepi dhe udhëheqësit e tjerë të kësaj organizate , Aida Gashi, Besmir Hoxha, Edtrit Topalli.

Kjo paradë, për komunitetin shqiptarë, është zgjedhur për të qenë si një shprehje e krenarisë shqiptare, duke filluar qysh me veshjet tradicionale, të shoqëruar ngado me ngjyrat e flamujve kuqezi, tingujt emocionues të ritmeve të këngëve dhe valleve dhe muzikës shqiptare, nga të gjitha krahinat, të cilat krijuan në sheshin Amerika, një spektakël madhështor, duke u mundësuar mijëra shikueseve, në të dy anët e bulevardit, një paradë të paharrueshme, shqiptare.

Festimi me gjestin e shqiponjës, i cili është kthyer tashmë në një mënyrë të re festimi kudo për shqiptarët, nuk kishte si ti mungonte edhe Paradës Shqiptare në Nju Jork

Ky ka qenë ndoshta edhe një ndër momentet më emocionuese të kësaj parade madhështore, dje në mesdrekë në sheshin Amerika në Nju Jork, kur kur mbi 1 mijë shqiptar duke kryqëzuar dy pëllëmbët e duarve në formën e Shqiponjës, bënë një gjest ky që nënkupton simbolin e flamurit tonë, shqiponjën dykrenore, duke ngritur lart në zemër të Nju Jorkut, krenarinë shqiptare, dhe para mijëra njujorkezëve e turistëve të huaj që ndiqnin paradën

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *