Home / Lajme / Maqedoni / Nuk ka kërkesë për xhirimin e filmit “Game of Thrones” në Maqedoni

Nuk ka kërkesë për xhirimin e filmit “Game of Thrones” në Maqedoni

23 qershor- Nuk mund të planifikoni xhirim në ndonjë lokacion pa e vizituar dhe të shihni nëse ai lokacion mund të sigurohet, nëse enti për mbrojtjen e përmendoreve miraton xhirimin e ndonjë lokaliteti të mbrojtur ose qyteti lejon qasje në lokalitet. Vlerësojë se kjo është larg nga biseda serioze”, tha Basheski duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske

Drejtori i Agjencisë për film Darko Basheski nuk ka informata se seriali “Loja e froneve” do të incizohet në Maqedonisë, siç kanë publikuar disa portale në vend.

“Zyrtarisht nuk e di nëse producentët e këtij seriali janë të interesuar të vijnë në Maqedoni. Ndoshta ekziston ndonjë dëshirë, por mendojë se e gjithë kjo doli nga shkrimi i ndonjë veb-portali lokal. Nëse ndonjë produksion i huaj vjen të kërkojë lokacione, kryesisht komunikon me ndoken nga producentët vendor të cilët i njohin të gjitha lokacionet nëpër Maqedoni. U konsultova me të gjitha kolegët. Kanë ardhur për filma dhe seriale tjera, por për këtë serial askush nuk ka ardhur zyrtarisht të kërkojë diçka të tillë. Nuk mund të planifikoni xhirim në ndonjë lokacion pa e vizituar dhe të shihni nëse ai lokacion mund të sigurohet, nëse enti për mbrojtjen e përmendoreve miraton xhirimin e ndonjë lokaliteti të mbrojtur ose qyteti lejon qasje në lokalitet. Vlerësojë se kjo është larg nga biseda serioze”, tha Basheski duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske.

Ai kumtoi se ka produksione nga SHBA-ja, Franca dhe India të cilët do të vijnë të xhirojnë në Maqedoni.

“E sigurt është se produksioni i madh francez vjenë në shtator të xhirojë një film të madh. Në fillim të shtatorit, me hapjen e IFFK “Vëllezërit Manaki”, është paralajmëruar ardhja e shtatë ose tetë producentëve të mëdhenj nga studio të mëdha filmike nga SHBA-ja, do të vijnë producentë indian të interesuar të xhirojnë në Maqedoni, si dhe producenti i madh amerikan i cili ka qenë producent i filmave të Brajan de Palma”, njoftoi Basheski në konferencë shtypi për punëtorinë për producentë, që do të mbahet në Shkup prej nesër deri më 1 korrik.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *