Home / Lajme / Maqedoni / Nuran Izairi nuk i jep paret e ujësjellësit, Tetova rrezikon të mbetet pa ujë

Nuran Izairi nuk i jep paret e ujësjellësit, Tetova rrezikon të mbetet pa ujë

29 qershor-Kanë kaluar një vit nga data e marrëveshjes dhe ministri Izari ende nuk e ka lagur xhepin, edhe pse vet ministri është tetovarë ai siç duket do mbahet mend si ministri më i dështuar në historinë e qeversijes së BDI-së

Pas shumë fotografive që kanë bërë Ministri i Ekologjisë Nuran Izari bashkë me kryetarën e komunës së Tetovës për ujësjellësin kanë qenë në kuriz të kompanive që kanë pasur të nënshkruar kontratë për rregullimin e ujësjellësit të Tetovës. Siç mëson portali TetovaSot Ministri Izari ka bllokuar pagesat ndaj kompanisë e cila ka marrë përsipër për të ndërtuar ujësjellësin me këtë bllokim tetovarët rezikohen sërish të mbeten pa ujë dhe Tetova do të ngelet vetëm premtim nga komuna e Tetovës dhe Ministria e Ekologjisë. Kanë kaluar një vit nga data e marrëveshjes dhe ministri Izari ende nuk e ka lagur xhepin, edhe pse vet ministri është tetovarë ai siç duket do mbahet mend si ministri më i dështuar në historinë e qeversijes së BDI-së. Pas helmimit të Tetovës nga ajri i ndotur ministri do e lëne Tetovën pa ujë.

Ndryshe me datë 31.07.2014 ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi nënshkroi marrëveshje për ndërtimin e fazës së dytë të sistemit të ujësjellësit në Tetovë. Kjo marrëveshje ka të bëjë me tetë e gjysmë kilometra tubacion nga rezervuari grumbullues – “Leshnica” deri te rezervuari grumbullues – “Studena Reka”.Nënshkrimi i marrëveshjejes ishte i një rëndësisë së veçantë për vazhdimin e punëve ndërtimore për mbindërtimin e sistemit të ri për furnizimin me ujë të Tetovës. Vlera e përgjithshme e marrëveshjes është 114.999.913,00 denarë përfshirë edhe TVSH-në. /TetovaSot/

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *