Home / Lajme / Maqedoni / NYT: Në Bruksel definohet marrëveshja e Shkupit, kush do të jetë kryeministër

NYT: Në Bruksel definohet marrëveshja e Shkupit, kush do të jetë kryeministër

3 qershor-“Mbetet e paqartë çështja kyçe se kush do ta formojë Qeverinë e re të Maqedonisë deri në periudhën e zgjedhjeve. Kryeministri Gruevski po udhëheqë qeveri autoritare, e cila është tashmë 5 muaj në “zjarr” për shkak skandaleve me përgjimet”, ka nënvizuar gazeta e mirënjohur amerikan

Gazeta e mirënjohur amerikane “New York Times” ka komentuar sot negociatat e djeshme midis partive politike dhe arritjen e marrëveshjes në Shkup me ndërmjetësimin e eurokomisionerit për zgjerim Johannes Hahn.

Sipas NYT marrëveshja është një hap pozitiv drejt zgjidhjes së krizës përmes përmbushjes së detyrimeve nga katër partitë kryesore deri në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme gjatë vitit të ardhshëm. Në pjesën e formatit të Qeverisë së përkohshme apo kalimtare dhe se kush do të jetë mandatari i saj, NYT shkruan se kjo çështje do të definohet dhe përcaktohet në takimin e radhës më 10 qershor në Bruksel.

“Mbetet e paqartë çështja kyçe se kush do ta formojë Qeverinë e re të Maqedonisë deri në periudhën e zgjedhjeve. Kryeministri Gruevski po udhëheqë qeveri autoritare, e cila është tashmë 5 muaj në “zjarr” për shkak skandaleve me përgjimet”, ka nënvizuar gazeta e mirënjohur amerikane.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *