Home / Lajme / Maqedoni / Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore thirrje Qeverisë

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore thirrje Qeverisë

3 qershor-OEMVP i bëri thirrje Qeverisë të përmbahet nga masat populliste, siç janë rritja e pagave në sektorin publik dhe që nuk kanë karakter strategjik aftagjatë dhe që janë shumë të dëmshme për vendin tonë, duke ditur kapacitetin dhe të hyrat buxhetore që ka Maqedonia. Financimi i tyre me kredi do të ngarkonte akoma më shumë fondin pensional, i cili veçse ka një vakum shumë të madh.

Në hapësirat e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, u mbajt konferencë për shtyp, si vazhdimësi e asaj që u paralajmërua më herët, masa konkrete që i adresohen Qeverisë.

Odat Ekonomike në Maqedoni, janë të njejtit mendim se kriza politike ka ndikim në ekonominë e vendit, por mënyra e funksionimit dhe anëtarësia e ndryshme që vepron në kuadër të këtyre Odave ka vërejtur impakt të ndryshëm, varësisht prej veprimtarisë që ushtrojnë dhe ndikimit që kanë vërejtur deri më tani kompanitë nga situata në të cilën gjendet vendi ynë.

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, gjegjësisht anëtarësia, është mjaft e prekur nga kjo krizë politike në të cilën ndodhet vendi ynë, në këtë gjashtë mujor më konkretisht.

Ajo që ne na takon të bëjmë është sigurisht kërkesat dhe ankesat e bizneseve që funksionojnë pranë kësaj Ode ti bëjmë më të zëshme dhe në instancë të fundit kërkojmë që:

1. Urgjentisht nga gjithë faktorët relevant, që të stabilizohet situata politike në vend sepse kemi ndikim negativ në ekonomi si në investimet e huaja dhe ato vendore.

2. Kërkojmë nga Banka Popullore dhe Ministria e Finansave të ndjek me kujdes transaksionet finansiare, që të mos kemi rrjedhje të pakontrolluara të parave.

3. Theks të veçantë të vendoset në realizimin e projekteve në infrastrukturën rrugore, në veçanti autostrada që lidh vendkalimin kufitar me Republikën e Kosovës dhe që vazhdon me Malin e Zi dhe shtetet tjera.

4. Qeveria të përmbahet nga premtimet jo reale të cilat nuk mund ti përmbush, si rritja e pagave, pensioneve dhe premitë e subvencionet e ndryshme si dhe punësimet e tepruara.

5. Qeveria nuk duhet të ngarkohet me borxhe nga vendi dhe jashtë për qëllimet e lartëpërmendura dhe së bashku të solidarizohemi për një të nesërme më të mirë.

Kryetari i OEMVP-së, z.Nebi Hoxha, i bëri thirrje Qeverisë dhe Opozitës të kontribuojnë në stabilizimin politik dhe njëherit t’i kenë parasysh reagimet dhe alarmet që lëshon faktori ndërkombëtar në vend dhe jashtë vendit. Qeveria dhe Opozita mos ta kenë prioritet hedhjen e fajit nga njëri te tjetri, por le të përqëndrohen te detyrat dhe prioritete që i kanë dhe për të cilat janë janë zotuar që do ti realizojnë. Rënia ekonomike është evidente e sidomos në sferën e investimeve direkte, ku shënohet rënie nga 108,63 milion euro ne tremujorin e vitit të kaluar në 69,14 milion euro në këtë tremujor me tendencë që e njëjta të jetë e ulët edhe në tremujorin e dytë apo të vazhdojë me ritëm të njejtë. Investimet direkte janë në pikën më të ulët që nga viti 2010 e këtej, gjithmonë duke krahasuar në nivel të tremujorit të parë të çdo viti.

Këmbimi tregtar si element shumë i rëndësishëm në ekonomi, sidomos për ekonominë tonë, shënon ngecje të mëdha. Nëse shiqojmë eksportin kemi ulje në krahasim me tremujorin e vitit paraprak nga 1,115.99 milion $ USD në 1,025.08 milion $ USD, ndërsa ngjashëm është dhe me importin ku kemi ulje nga 1,699.64 në 1,456.98 milion $ USD.

Është e qartë për të gjithë, se rënia e importit sinjalizon ulje të aktivitetit ekonomik, që domethënë më pak repromateriale të importuara dhe më pak produkte të gatshme të eksportuara.

Nga ana tjetër, barrierat infrastrukturore dukshëm e pengojnë qarkullimin drejt vendit fqinj, pra Republikës së Kosovës, me të cilën nga viti 2008 deri në vitin 2012 ka qenë vendi i dytë ku kemi eksportuar më së shumti pas Gjermanisë, kurse nga vitit 2012 e këtej Kosova nuk është në listën e 40 vendeve me të cilat eksportojmë ne më së shumti. Nëse ne nuk ndikojmë që ti shfrytëzojmë tregjet fqinje, ato evropiane apo globale shumë më vështirë do t’i kemi, prandaj kërkojmë që projekti i premtuar shumë herë dhe aq i përfolur të realizohet në periudhën sa më të shpejtë.

OEMVP i bëri thirrje Qeverisë të përmbahet nga masat populliste, siç janë rritja e pagave në sektorin publik dhe që nuk kanë karakter strategjik aftagjatë dhe që janë shumë të dëmshme për vendin tonë, duke ditur kapacitetin dhe të hyrat buxhetore që ka Maqedonia. Financimi i tyre me kredi do të ngarkonte akoma më shumë fondin pensional, i cili veçse ka një vakum shumë të madh.

Në fund z.Hoxha theksoi se gjithë ne do solidarizoheshim, sepse të gjithë e dimë se kriza në Maqedoni është e thellë, mirëpo të gjithë ne duhet të mos shfaqim egoizëm dhe kërkesa të parezonshme në këtë periudhë, derisa të normalizohet ekonomia e vendit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *