Home / Lajme / Maqedoni / OH Hilal me aksion humanitar në Tetovë

OH Hilal me aksion humanitar në Tetovë

Tetovë, 20 Qershor – Organizata Humanitare Hilal në bashkëpunim me Myftininë e Tetovës kanë shpërndarë 350 pako me ushqimë dhe mjete tjera sanitare për skamnorët e këtij rajoni.

Organizata Humanitare Hilal, e cila vepron në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame, vazhdon me karvanin e saj humanitar. Këtë radhë, në bashkëpunim me Myftininë e BFI Tetovë, në mënyrë të organizuar u shpërndanë 350 pako me ushqime dhe mjete tjera sanitare për skamnorët e këtij rajoni.

Në përfundim të aksionit, Kryetari i OH Hilal Mustafa ef. Dauti, në prani të mjeteve të informimit deklaroi se Karvani Humanitar do të vazhdojë nëpër të gjitha qytetet e Maqedonisë.

“Ashtu siç paralajmëruam në fillim të muajit të shenjtë të Ramazanit, ne si Organizatë Humanitare i kemi dhenë vetes për detyrë që të depërtojmë në tryezën e çdo familje që ka nevojë, me qëllim që tua zbusim sado pak gjendjen e tyre”, tha kryetari i OH Hilal Mustafa ef. Dauti, transmeton Televizioni Koha.

Edhe Muftiu i Tetovës, Prof. Qani ef. Nesimi, shprehu kënaqësinë për këtë aksion me të cilin u ndihmuan 350 familje skamnore nga rajoni i Myftinisë së Tetovës.

“Në emër të Myftinisë së Tetovës, e falënderoj Reisul Ulemanë dhe Organizatën Humanitare Hilal, të cilët me përkushtim dhe dedikim siguruan pako humanitare për banorët e Tetovës të cilët kanë nevojë, gjatë këtij muaji të bekuar të Ramazanit”, tha muftiu i Tetovës, Prof. Qani ef. Nesimi, transmeton Televizioni Koha.

Nga Bashkësia Fetare Islame bëjnë të ditur se OH Hilal do të vazhdojë me aksionet humanitare dhe se gjatë muajit të bekuar të Ramazanit, çdo ditë do të jenë në teren duke shpërndarë pako humanitare për të gjithë skamnorët, në katër anët e vendit.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *