Home / Lajme / Maqedoni / Orav: Interesat e qytetarëve të dominojnë mbi ato partiake

Orav: Interesat e qytetarëve të dominojnë mbi ato partiake

3 qershor- “Sot me kryeministrin kemi diskutuar si të tejkalohet kriza aktuale politike dhe porosia jonë kyçe ishte se është me rëndësi që interesat e qytetarëve të vendosen mbi interesat e partive politike”, u shpreh Orav

Sot kemi dëgjuar qëndrimin e kryeministrit për çështjen serioze në lidhje me sundimin e ligjit dhe kthimin e besimit në institucione. Kemi kërkuar nga të gjithë faktorët relevant të angazhohen me vullnet të mirë me qëllim të gjetjes së mënyrës së qëndrueshme për dalje nga kriza, ka deklaruar euroambasadori Aivo Orav, pas takimit me kryeministrin Nikolla Gruevski në ndërtesën e Qeverisë. “Sot me kryeministrin kemi diskutuar si të tejkalohet kriza aktuale politike dhe porosia jonë kyçe ishte se është me rëndësi që interesat e qytetarëve të vendosen mbi interesat e partive politike”, u shpreh Orav. Euroambasadorët kanë përshëndetur, siç deklaroi Orav, diskutimin e djeshëm konstruktiv mes liderëve të partive kryesore me eurokomisarin Johanes Han. “Këtu jemi të gjithë ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Shkup që kemi patur takim me Kryeministrin. Që të anashkalohen mosmarrëveshjet, ky takim ishte planifikuar më herët dhe nuk është si rrjedhojë e bisedimeve të djeshme. Takime të këtilla së shpejti do të kemi edhe me liderët e tjerë të partive politike Zaev, Ahmeti dhe Thaçi, tha Orav.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *