Home / Lajme / Maqedoni / Orav pyet Gruevskin: Si iku i arrestuari nga grupi i Kumanovës?!

Orav pyet Gruevskin: Si iku i arrestuari nga grupi i Kumanovës?!

4 qershor-Orav në përfundim të takimit i ka thënë Gruevskit se politikat e Qeverisë nuk janë në përputhje me plotësimin e standardeve për anëtarësimin e vendit në BR, edhe pse 75 për qind e qytetarëve dëshirojnë anëtarësimin ne BE, duke i theksuar se po udhëheq politika në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve.

Takimi i kryeministrit Nikolla Gruevski, me ambasadorët e 17 vendeve anëtare të BE-së, të udhëhequr nga shefi i delegacionit të BE-së Aivo Orav, nuk ka kaluar mirë për nikoqirin, ndërsa ambasadorët nuk janë shërbyer me fjalorin adekuat për diplomacinë, por kanë qenë të ashpër me kryeministrin, shkruan Libertas, transmeton SHENJA.

Në takimin, raportohet se Orav e ka pyetur Gruevskin për rastin në Kumanovë dhe ka sugjeruar që të zbatohet hetim objektiv me përfshirje të bashkësisë ndërkombëtare, ndërsa ka pyetur se si ka mundur t’i ik policisë nga dora njëri prej pjesëtarëve të grupit të armatosur.

Vërejtjes së Oravit, se është e nevojshme të fillohet hetim për përmbajtjen e materialeve të përgjuara, Gruevski ka tentuar të ik nga tema dhe ka filluar të shpjegoj se do të pasojnë reforma në gjykatë, se kandidatët për gjykatës do të duhet të testohen në Akademi, do të rritet transparenca.

Orav në përfundim të takimit i ka thënë Gruevskit se politikat e Qeverisë nuk janë në përputhje me plotësimin e standardeve për anëtarësimin e vendit në BR, edhe pse 75 për qind e qytetarëve dëshirojnë anëtarësimin ne BE, duke i theksuar se po udhëheq politika në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve.

Gruevski ndaj një konstatimi të tillë është përgjigjur se orientimi kryesor i Qeverisë është që të rrisin standardin e qytetarëve, ndërsa Orav, është kundërpërgjigjur në mënyrë jo-diplomatike, duke thënë se nga incizimet më së miri shihet se sa dhe si kujdesen për standardin e qytetarëve dhe këtu ka përfunduar biseda.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *