Home / Lajme / Maqedoni / Orhan Aliu mendon se problemi i tij pronësor përmendet në bombën e Zaevit

Orhan Aliu mendon se problemi i tij pronësor përmendet në bombën e Zaevit

19 qershor-Vet objekti prej 640 metra katrorë, thotë ai, shndërrojeni në para, çmimi në metër katrorë në këtë lokacion dhe do të del se këtu “bëhet fjalë për korrupsion”.

Banori i Komunës së Çairit, Orhan Aliu dyshon se problemi me çështjen pronësore që e ka ai, përmendet në ‘bombën’ e fundit të opozitës, ku funksionarë shtetërorë flasin për rrënimin e objekteve të ndërtuara pa leje në Çair.

Si në rastin e shtëpisë përballë ambasadës së SHBA-së, e cila jo vetëm që nuk është rrënuar por është ndërtuar deri në fund dhe tani shfrytëzohet, ashtu është lejuar edhe ndërtimi i një objekti në tokën të cilën Aliju ka pasur të drejtë shfrytëzimi.

Familja Aliu thotë se në periudhën prej kur datojnë bisedimet, vetëm për dy objekte në Çair ka pasur vendim për rrënim, edhe pse në komunë, thotë ai, ka me qindra objekte të ndërtuara pa leje. Në bisedën që publikoi LSDM për të cilën ata thonë se është ndërmjet Ali Ahmetit dhe Nikolla Gruevskit, flitet pikërisht për rrënimin e dy objekteve ilegale.

Objekti ndodhet në rrugën e plastikëve menjëherë karshi stacionit policor në Bit Pazar. Bëhet fjalë ndërtesë trekatëshe e cila shfrytëzohet për qëllime biznesore dhe komerciale. Prapa ndërtesës gjendet prona e familjes Aliu e shtypur në një hapësirë të vogël deri tek e cila nuk ka qasje. Ata duhet të kalojnë nëpër tunele të ngushta nga pjesa e majtë dhe e djathtë e objektit ilegal për të hyrë në hapësirat e veta.

Problemi ka filluar në vitin 2011 kur befasisht pa paralajmërim kanë filluar punimet ndërtimore për ndërtimin e objektit trekatësh.

Familja Aliu, ka reaguar në Komunën e Çairit dhe institucionet kompetente për arsye se ndërtuesit nuk kanë pasur as leje e as dokumente për pronësi, por reagimet e tyre kanë qenë të injoruara.

Më 13-mars, Komuna ka sjell vendimin për largimin e objektit, por më dhjetor të njëjtit viti kryetari i komunës së Çairit ka nënshkruar dokumentin për legalizimin e objektit.

Aliu pyet se si është e mundur që pronarët e objektit të pajisen me vendimin për legalizim të parcelës të cilën nuk e posedojnë. Për të marrë këtë vendim është e nevojshme të dorëzohet letërnjoftimi ku do të qëndroj adresa e parcelës si vendbanim i tyre, pastaj fatura për pagesë të rrymës dhe ujit, si dhe elaborat. Objekti, nuk ka qenë i ndërtuar kur është lëshuar vendimi, ndërsa përpos asaj bëhet fjalë për hapësirë komerciale në të cilën askush nuk mund të jetojë.

“Ju nuk mund të thuani se jetoni në një objekt afarist dhe të merrni letërnjoftim e më pas edhe vendimin për legalizim. Si duket bëhet fjalë për keqpërdorime të cilat gjykata dhe institucionet tjera i injorojnë dhe nuk ndërmarrin asgjë. Nuk po llogarisin dëmin që janë duke na e bërë. Nga ndryshimi i planit përpara gjashtë viteve, katër vite jemi duke u gjykuar. Nuk mund objektet tona as t’i ndërtojmë e as t’i shfrytëzojmë për qëllime tona”, ka deklaruar Aliu, për A1on.

Aliu ka paditur për uzurpim të pronës si dhe për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga ana e Komunës dhe gjykatave për arsye se kanë lejuar objekti të ndërtohet.

Në hapësirë prej 187 metra katror ai ka të drejtë prone të 67 metra katror edhe atë me vendim të plotfuqishëm gjyqësorë. Në ato metra katrorë gjendet objekti trekatësh.

“I tërë objekti është ndërtuar për arsye se kanë lejuar që në mënyrë ilegale të legalizohet. Inspektorët nga komuna e Çairit dhe nga MPB, na kanë informuar se kanë sjellë vendim për largimin, por jo vetëm që nuk u largua, ata edhe e kanë legalizuar atë me ndihmën e gjyqit. Së pari në vitin 2011 kërkuam që të ndërpriten punimet ndërtuese, ndërsa tani kërkojmë objekti të rrënohet”, ka deklaruar Aliu.

Vet objekti prej 640 metra katrorë, thotë ai, shndërrojeni në para, çmimi në metër katrorë në këtë lokacion dhe do të del se këtu “bëhet fjalë për korrupsion”.

“Kemi informacione se këtu kemi të bëjmë me ryshfet, pro nuk mund ta vërtetojmë këtë. Kemi ngritur padi penale ndaj 9 gjykatësve në Gjykatën e Apelit dhe kundër kryetarit të komunës për arsye se me veprimet e tyre jo vetëm që lejuan të ndërtohet objekti, por edhe na shkaktuan dëm të madh me atë se është ulur vlera e pronës tonë. Me këtë, dëmi jonë vlerësohet të jetë 18 mijë euro”, ka shtuar ai.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *